Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma zgjedhore, Bylykbashi i përgjigjet Gjiknurit: Komisioni ka pak vlerë për ne! Nëse Rama guxon të bëjë reformë të njëanshme fatura bie...

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_327999" align="alignnone" width=""]Oerd Bylykbashi[/caption]

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së sotme dhe thirrjes së Damian Gjiknurit i cili i kërkoi opozitës të jetë e qartë nëse do të jetë ose jo pjesë e tryezës.

Bylykbashi ka theksuar se këshilli nuk i ka vlerësuar propozimet e PD dhe as s'i ka ndjekur rekomandimet e ODHIR, ndërsa e cilëson kërkesën për qeveri tranzitore si thelbësore.

Më tej ai ka paralamëruar duke thënë nëse Rama guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jetë mbi të.

“Qeveria tranzitore garanton të gjithë vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim. Nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të.
Prej 2013 Reformat Zgjedhore kanë qenë vetëm konsensuale”, tha Bylybbashi në news 24.

“Komisioni ka pak vlerë për ne. Marrëveshja e janarit e cakton Komisionin thjesht si një instrument dhe Gjiknuri me Hajdarin janë vetëm përfaqësues të parlamentit në atë Komision. Mandatin e ka Këshilli Politik me bekimin e ndërkombëtarëve.
Propozimet janë në tryezën e Këshillit Politik jo Komisionit.

Procesi i Reformës Zgjedhore ka një problem, ishte dukshëm pra mazhoranca socialiste do ta përdorë Këshillin Politik si një intrument përplasje, vetëm për fjalë dhe që mos bien dakord me asgjë. Nëse i kanë hipur këtij kali të gabuar do e çojnë në një hon të keq procesin zgjedhor.

Për ne më e rëndësishmja është parlamenti, e dimë si votohet aty si i kontrollon Rama votat. Duke vlerësuar 2 raportet, ne opozita dhe parlamenti do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjet në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it.

Duhet të garantojë që vota nuk blihet. Të garantohet liria e votës. Mos blihet media nëpërmjet reklamave. Nuk u bëhet presion votuesve. Nuk cënohet administrata. Pra zgjedhësit të jenë mbretërit, partitë korrin produktin. Në 2019 mungesa e vullnetit politik vjen vetëm prej raportin me mazhorancën.

Qeveria tranzitore është kërkesa thelbësore. Rama në kohë pandemie vjedh me tendera. Qeveria tranzitore garanton të gjithë vendimet e tjera. Deri më sot kemi parë refuzim. Nëse guxon të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme atëhere fatura e zgjedhjeve të manipuluara do jenë mbi të. Prej 2013 Reformat Zgjedhore kanë qenë vetëm konsensuale.”- tha Oerd Bylykbashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu