Hapësire reklamuese

Politikë

"Reforma Zgjedhore", Basha falenderon aleatët, SHBA dhe BE: Nuk jemi ndërmjetësues

Shkruar nga Newsbomb
"Reforma Zgjedhore", Basha falenderon aleatët, SHBA dhe BE: Nuk

Një ditë pas letrës së firmosur nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri i PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD, Komisioni për Reformën Zgjedhore është gati t’ja nisë nga puna.

Takimi i parë i Komisionit Zgjedhor pritet që të mbahet ditën e premte, 19 janar, në orën 11:00

Pas mbështetjes dhe njohjes nga OSBE, Lulzim Basha ka dalë në një reagim ku thekison se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të nisë punën shumë shpejt.

Basha në reagim ka falenderuar pratnerët strategjikë SHBA, BE dhe Britanin për mbështetjen në këtë proces.

"Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Falë edhe kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti. Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t'ju dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës!"

Po në një reagim pak minuta pas deklaratë së Lulzim Bashës, Ambasada e SHBA ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi për Reformën Zgjedhore.

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”

Edhe Delegacioni i BE në Tiranë e ka mohuar dhe kanë theksuar nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR

Reagimi i Delegacionit të BE për gazetarin Osman Stafa:

"Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese