Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma territoriale, këto janë tre bashkitë e reja që do të kërkojë opozita

Shkruar nga Newsbomb
Reforma territoriale, këto janë tre bashkitë e reja që do

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi se do të kërkojë rritjen e numrit të bashkive në vend, nga 61 në 81, në ndryshimet e hartës territoriale që pritet t’i propozohen Kuvendit në 30 shtator.

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, shprehet se reforma e 2014 rezultoi e dështuar, pasi qytetarëve iu largua më shumë shërbimi publik, ndërsa financat e institucioneve të qeverisjes vendore u përkeqësuan me rritje të borxheve për shkak të përdorimit të tyre për punësime elektorale.

Çupi tregoi për gazetën “Panorama” tre emrat e parë të bashkive të reja që do të propozojë PD si Orikumi, Leskoviku dhe rajoni i Dukagjinit.

“Leskoviku është një prej modeleve konkrete. Leskoviku me Kolonjën janë 50 km, një qytetari i duhet 100 km për ta bërë rrugën. Bashkia e Orikumit sot është pjesë e Bashkisë Vlorë, por të gjitha të dhënat e tregojnë si shumë të rëndësishme dhe mund të jetë një bashki më vete.

Ne nuk mund të zhbëjmë në asnjë mënyrë traditën dhe historinë në zonën e Dukagjinit. Ne do t’i sugjerojmë si njësi të qeverisjes vendore të veçuar me zonën përreth për shkak të tipologjisë, historisë, relievit etj. Këto shembuj tregojnë seriozitetin dhe detajet, me të cilin ne jemi përqendruar për të bërë këtë reformë”, u shpreh Çupi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu