Hapësire reklamuese

Politikë

"Reforma", Ngjela: Shqiptarët rrezikojnë të kalojnë nesër në proces trazirash të brendshme

Shkruar nga Newsbomb

Alvokat Spartak Ngjela mendon se dita e nesërme do të jetë vendimtare për rrugën që do të marrin shqiptarët.

Sipas Ngjelës “nesër shqiptarët ose bashkohen me Perendimin dhe mposhtin hordhitë e brendshme korruptive në pushtet, ose kalojnë në një proces trazirash të brendshme.”

Spartak Ngjela në Facebook:

Nesër shqiptarët ose bashkohen me Perëndimin dhe mposhtin hordhitë e brendshme korruptive në pushtet, ose kalojnë në një proces trazirash të brendshme.

Politika amerikane dhe ajo gjermane nesër duhet sërish të tregojë forcën e saj. Shqiptarët po presin mbarimin e padrejtësisë. Dhe do kryhet.

Kush do ta ndalojë: personat që janë të regjistruar në defterët e krimit ndërkombëtar? Ata janë të falimentuar.

Interesi amerikano-gjerman dhe interesi perëndimor shqiptar, nesër duhet të tregojë forcën. Banditizmit politik shqiptar është në grahmat e fundit: a do t'ua fusë shkelmin e fundit Donald Lu nesër hordhive korruptive që çirren në Parlament?

Pa dyshim. Donald Lu ka hyrë tani në historinë e shpëtimit të shqiptarëve nga një e keqe e madhe. Ai përçon realisht politikën amerikane; domethënë ka forcën e saj.

Nesër bie perdia e lojës së pështirë korruptive të liderëve të korruptuar shqiptare. Duhet festuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu