Hapësire reklamuese


Aktualitet

REFORMA / Nga 1 shkurti, leje ndërkombëtare 3-vjeçare të drejtimit dhe të qarkullimit

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur një reformim të thellë.

 

Vendimi më i fundit i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është që nga data 1 shkurti 2019, do të lëshohen leje drejtimi ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes. Më parë kjo leje jepej 1-2 vjeçare.

Gjithashtu, ky institucion ka vendosur edhe dhënien e lejeve ndërkombëtare të qarkullimit, për të gjitha automjetet, me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të lejes 1-vjeçare.

Drejtoria thotë se kjo masë është lehtësim i madh, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit, kursim monetar për qytetarët e subjektet.

Këto masa janë ndërmarrë nga Blendi Gonxhe i cili një muaj më parë u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese