Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Kemi bërë disa zgjedhje të gabuara në KLGJ e KLP, tentohet shantazhi ndaj disa komisionerëve me kallëzime penale

Shkruar nga Newsbomb
Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Kemi bërë disa zgjedhje të

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka bërë një bilanc të gjatë të procesit të reformës në drejtësi, ndërsa sot në Kuvend pritet të votohet zgjatja e mandatit të anëtarëve të vettingut.

Xhafaj megjithatë nuk kurseu kritikat, kur tha se deputetët e majtë e të djathtë duhet të ndihen të turpëruar për zgjedhjet e gabuara që kanë bërë me votimin e disa anëtarëve të KLGJ dhe KLP.

Xhafaj gjithashtu tha se disa komisionerë po tentohet të shantazhohen përmes kallëzimeve penale ndaj tyre. Ai kërkoi që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të jetë më aktiv në këtë drejtim.

Pjesë nga fjala e Xhafajt në Kuvend:

Ne kemi për detyrë t’i japin përgjigje qytetarëve, t’i sqarojmë ata. E kam kërkuar në vijimësi këtë analizë. Pa dyshim procesi i vettingut është i jashtëzakonshëm i realizuar me përgjegjësi nga komisionerët me mbështetjen e ONM-së. Kanë bërë një punë pa një eksperiencë të mëparshme. Duke i njohur këto merita në KPK dhe veçanërisht në KPA, nuk kemi pse të mos pranojmë se disa nuk e kanë merituar këtë përgjegjësi dhe kanë cënuar vlerat e këtij procesi. Ky është fakt që ne të gjithëve këtu, duhet të na bëjë të skuqemi për zgjedhjet e gabuara që kemi bërë, edhe në KLGJ e KLP. Ne këtu kemi votuar për ta, ndaj duhet të njihemi të turpëruar për zgjedhjet që kemi bërë. Duke njohur këtë përgjegjësi dhe duke reflektuar ne i japim akoma dhe më shumë besueshmëri procesit.

Raportohet se ka probleme me ritmin, me vonesa dhe zvarritjen e qëllimshme të disa prej tyre. Ashtu sikundër ka akuza për cënim të paanshmërisë, për disa komisionerë të veçantë për gjykimin me dy standarde, cënim të paanshmërisë dhe objektivitetit, nënshtrim ndaj presioneve e tjerë. ONM duhet të luante një rol më shumë proaktiv në këtë drejtim. E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisionerë për efekt hakmarrje dhe shantazhi janë iniciuar kallëzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime dhe përmes tyre tentohet të ndikohet në vendimarrje të caktuara.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll