Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma në Drejtësi, Vasili i LSI përshëndet deklaratën e Bashës: Konsensusi është i mundur

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili beson se konsensusi për reformën në drejtësi është i mundur ndërsa vlerësoi raportin e Komisionit të Venecias, duke e cilësuar si mjaft të rëndësishëm.

“Miratimi i ligjit të dekriminalizimit është një hap shumë i rëndësishëm për rrugën e europianizuese ku ka hyrë vendi. Konsensusi gjithëpartiak rrit besimin dhe afron më tej Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Miratimi i këtij ligji provoi se ndërtimi i konsensusit është i mundur, si dhe është rruga që duhet të na prijë për një tjetër moment të rëndësishëm që kemi përpara, siç është reforma në drejtësi. LSI mbështet kryerjen e kësaj reforme të rëndësishme. LSI vlerëson mbështetjen e madhe që Komisioni i Venecias po i jep Shqipërisë për reformën në drejtësi. Ne e mbështesim një reformë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale në drejtësi, sipas modelit të dekriminalizimit. Konstatojmë se mjedisi politik është i gjithi në favor të reformës në drejtësi. Konsensusi është gjithashtu një sugjerim i rëndësishëm që gjendet edhe në raportin paraprak të Komisionit të Venecias,”- deklaroi Vasili për mediat ndërsa përshëndeti edhe deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha, duke besuar se rruga drejt konsesusit ëhstë më e afërt.

“Më vjen mirë për këtë deklaratë të zotit Basha. Pas kësaj deklarate duket qartë se rruga e konsensusit është rruga më e afërt. Gjykatësi i vetëm, Komisioni i Venecias, paraqet këtë gjë. Ne kemi dokumentin e duhur, na krijon favore”, tha Vasili duke iu përgjigjur gazetarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu