Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma në Drejtësi, Rama: Iliri e Saliu ngritën dorën e ulën kokën sikur... Votimi më spektakolar që më panë sytë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama kujton ditën kur në Kuvend u votua Reforma në Drejtësi. Për Ramën ai ka qenë votimi më spektakolar që i kanë parë sytë, pasi sipas tij Ilir Meta dhe Sali Berisha ngritën duart dhe kartonat jeshilë gjithahstu.

Rama debatoi dhe me deputetët opozitarë sepse siç tha në demokraci nuk të fut kryeministri.

“Në demokraci nuk të fut në burg kryeministri. Në 45’-ën po. Kështu që mos flisni sikur jeni deputetë të 45’-ës. Është skandal. Prandaj s’dini të ndërtoni shkolla ju, s’dini të bëni tekste shkollore. I latë fëmijët në marrëzinë e teksteve alternative.

Në burg të fut drejtësia zotëri. Do ti s’do ti. Dua unë s’dua unë, cilido që është subjekt futet në burg nga drejtësia. Ne kemi udhëhequr Reformën në Drejtësi. Ne po po e bëjmë ne, ne. Ilir Meta erdhi këtu bashkë me Saliun, se ju prisnit bingo dhe bënë votimin më spektakolar që më kanë parë sytë mua. Me duart lart dhe me kokën poshtë sikur u ishin mbytur të gjitha gjemitë (Nuk kuptohet qartë)”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu