Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma në drejtësi, Rama ftesë Bashës: Të ulemi dhe të diskutojmë

Shkruar nga Newsbomb

I ftuar në emisionin “Tonight” në Ora News, kryeministri Edi Rama ka hedhur posht çdo aludim se LSI është kundër ndërtimit të këndit të lojërave te parku i liqenit artificial në Tiranë. Sa i përket qëndrimit të opozitës për këtë çështje, Rama u shpreh se kjo tregon mungesën e vizionit te PD.

Për reformën në drejtësi, Rama i ka bërë ftesë kreut të PD-së, Lulzim Bashës për t'u ulur në bisedime për të eleminuar dallimet.

Pjesë nga intervista:

Tare: Protestat tek Liqeni, i keni ndjekur?

 Rama: Sigurisht, e kam bërë komentin tim, janë shprehje e një situate të dëshpëruar të një opozite që nuk ka asnjë vizion, program, asnjë skuadër alternative dhe lidership jo e jo. Kapet pas gjërave që i dalin rrugës për të ngritur një valë pakënaqësie që nuk ka shans të kthehet në një mbështetje për atë vetë, por është problemi i tyre.

Tare: Thoni nuk ka lidership, Bashën e kisha të ftuar të hënën, ka rezerva në emër të PD për projektin, e konsideron të paligjshëm si ndërtim, madje me leje të falsifikuar. PD ka bërë denoncim në Prokurori, si është e vërteta e lejes?

Rama: E vërteta është që të jesh kryetar nuk do të thotë të jesh lider, të jesh kryetar nuk do të thotë të jesh domosdoshmërisht dikush që garanton një lidership për një forcë politike.Këto janë muhabete në hava sesa i ligjshëm apo i paligjshëm është ndërtimi, mund ta verifikoni lehtësisht sepse ka një dokumentacion përkatës.Një parti politike që e kosnideron veten alternativë qeverisëse nuk mund të kthehet në një çetë që sulmon një punë publike në formën që tregojnë dhe këto pamje. Është një pamje dëshpëruese për një parti politike, këtu kemi parë shumë dhe jemi mësuar të shohim shumë çudira që nuk na bëjnë çudi, por këto pamje do kishin çuditur çdo qytetar të thjeshtë të çdo vendi europian sepse nuk ndodh që partia politike të sulmojë punët publike dhe nuk e kanë për herë të parë.Ka sulmuar me të njëjtat argumenta një punë publike në bashkinë e Tiranës, jo nuk ka leje mjedisore, jo nuk ka leje këtu, aty, që ishte nënkalimi i Zogut të Zi ku ka hedhur në erë disa miliona eruo për të cilat është marrë dhe bnjë vendim gjykate që e pafajëson plotësisht bashkinë e Tiranës dhe e fajëson plotësisht partinë politike. Por ato para i mori lumi i kësaj lloj politike dhe për fat të keq ajo që kishim parashikuar në atë kohë sot po ndodh. Kaloni aty ku duhet të ishte nënkalimi i Zogut të Zi që do të siguronte lirshmëri trafiku për një periudhë 20 vjeçare dhe pastaj do të duhej të rikonceptohej me një mbikalim tjetër dhe do të kuptoni se çfarë të mirash i ka sjellë kjo lloj qasje politike punëve publike të këtij qyteti.

Tare: Në planin e ri për Tiranën do të përfshihet një rregullim për Zogun e Zi?

Rama: Duhet të pyesni kryetarin e Bashkisë.Unë e besoj, e mbështes dhe mbroj bindjen që  sot e ka shumica dërmuese e Tiranës që kryetari i ri i Bashkisë është njeriu që i duhej Tiranës për ta shkundur dhe për ta rivënë në lëvizje hap pas hapi duke marrë parasysh dhe një trashëgimi shumë të rëndë fianciare si dhe një trashëgimi po aq të rëndë të administratës së bashkisë së Tiranës.

Tare: A ka leje mjedisore projekti?Konspiracioni është që zyrtarë të LSI janë kudnër këti projekti.

Rama: I njëjti argument u përdor edhe për të shkatërruar veprën publike tek Zogu i Zi.Nuk ka leje mjedisore. Kjo parti politike saherë ndërmerr operacione të kësaj natyre përsërit të njëjtën gjë pavarësisht se kush është Kryeministër, kryetar Bashkie, sa vite kalojnë.Por nuk besoj se ka shqiptarë me mendje në vend që të besojë qoftë dhe për një sekondë të vetme që kjo parti politike e shkatërroi gjithçka që mund të shkatërrohej në atë park dhe rreth atij parku duke ndërtuar një xhungël ndërtimesh mu mbi ujë dhe duke lejuar dhe legalizuar dhjetra e dhjetra ndërtime pa leje brenda në park të ketë sot një moment transhandental për të na shpëtuar nga cënimi i mjjedisit.Nuk e besojnë as peshqit që kanë mbetur në liqenin artificial, jo më ta besojnë njerëzit e arsyeshëm.Kush është fanatik, symbyllur dhe vëshëmbyllur dhe ha pa parë dhe dëgjuar argumenta të tjerë, barin që ofron SHQUP, patjetër që beson se këta janë ambjentalistë. por këta nuk janë asgjë tjetër veçse forcë e dëshpëruar. Njerëz të dëshpëruar bëjnë veprime të dëshpëruara. Ky është dëshpërim i madh.

Tare: Ka zyrtarë të LSI që nuk janë dakort me projektin?

Rama: Kjo është një histori që jmua më neverit gjithmonë sepse ju i thoni, i botoni, i komentoni, ju i merrni për të vërteta dhe pasj ne vimë këtu dhe duhet të përgjigjemi për fantazitë tuaja.Çdomethënë kjo që ka zyrtarë të LSI që janë kundër projektit? Kjo është fantazi dhe spekulim. Nuk dënjoj ti përgjigjem kësaj sajese.

Tare: Po një shqetësim tjetër që ky kënd lojërash që po bëhet në Parkun e Liqenit i hap rrugën 14 megandërtimeve në Tiranë, me kulla tek Parku, disa kulla në qendër të Tiranës dhe një kullë tek Muzeu Historik.

Rama: Jo më fakt ky park ndërtohet për ti hapur rrugë një aeroporti që do përdoret aty ku ëhstë sot sipërfaqja ujore në mënyrë që aty të ulen betoniera fluturuese, të cilat do vinë nga të katër anët e botës për të mbuluar me beton gjithë Tiranën. Ky është një konspiracion. Këto janë marrëzira, shpifje. Më kujtojnë një porosi që u jepte Hitleri atyre të sektorit të vet të propagandës ku u thoshte nëse doni që populli të na besojë duhet që gënjeshtra jonë të jetë sa më e madhe dhe ta përsërisim sa më shpesh.Ku u thoshte sesi mund ti kthente sytë e popullit të tij kundër hebrenjve. Është një maskaradë që nuk meriton asnjë minutë për të shpjeguar ka apo nuk ka pas një parku lodrash një konspiracion.Ky parku i lojërave është një diversant që po çan rrugën të vinë nga mbrapa këto kullat e mëdha, kjo është idiotësi.Po flisni me njeriun që ka mbjellë në këtë qytet 55 mijë pemë dhe bimë dekorative.

Tare: Dhe njeriu që anatemohet se keni betonizuar Tiranën.

Rama: Anatemimet e këtyre unë i konsideroj komplimente, ndërsa ato të disa gardianëve të intelektit sovran dhe të pavarur i konsideroj pjesë organike të qënies së tyre. unë jam njeriu që me krenari them kam mbjellë 55 mijë pemë dhe bimë dekoratike në këtë qytet. Ndryshe nga këto anatemime që kanë lënë njollat e veta në një histori suksesi të Tiranës, kalimi nga një pazar ordiner, oriental në disa shkretëtira pa qytet në një qytet me probleme, histori suksesi që do vazhdojë me Erjon Veliaj. Duan nuk duan këta projektet do ti çojmë përpara, janë njerëzit që na vlerësojnë. nëse do ishin pjesërisht të vërteta ne nuk do kishim fituar në Tiranë me një diferencë që është e mjaft për ti dhënë kësaj partie një mesazh: Mblidhni mendjen, zgjohuni nga jermi i goditjes që morët në 2013, çohuni nga bataku për të cilin populli ju përzuri nga zyra në 2013 dhe bëhuni opozitë.Kjo nuk është opozitë. Problemi është që nuk kemi opozitë, unë i kuptoj ambjentalistët, anarkistët. I kuptoj dhe disa studentë kur gjuajën me vezë se janë grupe që përdorin dhe këto lloj mjetesh por një parti politike që ka mandatin të përfaqësojë shumicën e popullit opozitar në parlament, në komisionin parlamentar, në mjedisin publik, të merret me vezë, të dalë me revole për të penguar një park kalamajsh, unë këtë e kam të pamundur ta marr seriozisht.

Tare: Edhe kur shikoni skena të tilla që ka përplasje me policinë?

Rama: Çfarë përplasjesh, shkoi policia atje të përplaset, këta ishin duke mbjellë pemë dhe policia vajti..

Tare: Dhe pemë kanë mbjellë, i keni parë besoj.

Rama: Këta, ku? Kanë mbjellë pemë këta të PD? Këta raportin me pemën e kanë raportin me hurin, po panë pemë kuptojnë një hu që pemën ta shkulin, ta kthejnë në hu dhe me hurin të bëjnë politikë. Nuk kanë mbjellë asnjë pemë dhe nuk është policia që shkoi të sulmonte këta sepse këta vajtën të ujisnin pemët. Policia shkoi të mbronte një kantier pune publike që është një kantier i financuar nga taksat e Tiranës dhe që nuk u takon as ambjentalistëve, as partive politike të vendosin ka të drejtë apo jo kryetari i zgjedhur me 50 mijë vota diferncë nga populli i Tiranës që të bëjë një park lojërash.

Tare: Sa e ligjshme është, pse u zgjodh ai vend? Keni brejtje ndërgjegje për betonin që keni mbjellë gjatë kohës suaj si kryebashkiak?

Rama:Cilin beton? Brejtje ndërgjegje për shumëfishim stratosferik të vlerës së pronës në Tiranë, që apartamente që kishin një vlerë x, morën një vlerë shumëfishe për shkak të investimeve që bëmë në Tiranë, për faktin që u ndërtuan në Tiranë shtëpi, apartamente , dyqane për njerëzit në një moment të rëndësishëm zhvillimi. Brejtje ndërgjegje për çfarë? Që nxora Tiranën nga llumi dhe e ktheva në një qytet për të cilin çuditërisht të gjithë ata që vinë dhe e vizitojnë që nga njerëzit e zakonshëm deri tek arkitektët e njohur gjejnë fjalë shumë të mira. Nuk thonë është parajsë, por gjejnë fjalë shumë të mira.Çuditërisht një pjesë e kësaj shoqërie gjen vetëm fjalë negative.Tirana sot është një qytet që ka probleme por ama nuk janë probleme të krijuara nga qeverisja e Bashkisë së Tiranës në kohën kur unë drejtova Bashkinë e Tiranës.Kur flasim për ndërtimet e shfrenuara duhet të bëjmë dallim të qartë midis ndërtimeve të bëra në kohën që unë drejtoja bashkinë e Tiranës me lejen e Bashkisë dhe ndërtimet e bëra nga komunat rreth e rrotull.Te Unaza e Re, si mendoni janë lejet e Bashkisë së Tiranës ato?Sa kalon urën e dytë, një unazë e re që del tek Dogana, gjithë ai pyll atje me pallate ju mendoni që e ka bërë bashkia e Tiranës? Jo e ka bërë komuna e Kasharit, e drejtuar nga PD. Drejtimi nga unë i Bashkisë së Tiranës është një histori suksesi dhe mbetet e tillë dhe sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë do vlerësohet. Duke marrë parasysh kontekstin historik, sigurisht kushtet e sotme ku ka shumë më tepër eksperiencë dhe njohje të gjërave dhe nga kompanitë e ndërtimit, ku ka shumë më tepër rregull sepse vërtet kemi dhënë leje në bashkinë e Tiranës, por pjesa më e madhe janë shkelur. Kemi dhënë leje për 7,8 apo 9 dhe janë rritur. Nuk i ka legalizuar bashkia e Tiranës, as sot nuk bën legalizime. I ka legalizuar partia e Shabanit, që është kjo partia këtu e cila shabanozet në park në nhjë absurd për të penguar ndërtimin e një parku lojërash. Opozita sot nuk ekziston, opozita është krejt tjetër. Nëse këtë filmim ju ia jepni kujdo spektatori jashtë kufinjve të Shqipërisë që nuk i njeh figurat dhe u thua këta që përleshen me policinë çfarë mund të jenë? Nëqoftëse do të gjeni një qytetar europian, amerikan, ose të një vendi ku të doni ju që do të thotë këta janë parti politike që synon të marrë qeverisjen e vendit dhe kanë qenë në qeveri, unë tërhiqem. Nuk do  ta gjejë.Do thonë janë ambjentalistë, anarkistë, zoologjistë, çdo gjë, por vetëm që këta janë parti politike nuk do gjeni njeri ta thotë. Një park lojërash për fëmijë dhe një parti që tund gardhin e asgjësë.

Tare: Po ata ambjentalistë që e kanë kauzë të tyre dhe po e gdhijnë natën atje, që kanë numëruar  rreth 30 betoniere që derdhin natën beton?

Rama: Ata janë në drejtën e tyre të flenë në park, të gdhihen në park, të flasin për betonieret që numërojnë, të bilbilojnë bashkë me zogjtë e parkut për mosdakortësinë. Por ata nuk kanë të drejtën të imponojnë një vllnet që nuk e përfaqësojnë ata, e përfaqëson kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës. Kanë të drejtën ti thonë të gjitha, nuk e përcaktojnë ata se çfarë është e ligjshme apo jo, e përcaktojnë gjykatat.Nuk e përcaktojnë as një grup i vogël ambjentalistësh, as parti politike që dy herë rresht është keqtrajtuar nga populli me votë për ato që ka bërë se çfarë do ndërtojnë në qytet ata që janë zgjedhur. Një shumicë qeverisëse siç nuk ka qenë kurrë, një shumicë në këshillin bashkiak siç nuk ka qenë kurrë u dashka tani të presë dhe dëgjojë. Nëse ne do mendonim kështu në cilin vend do të ndërtohej, kudo ka njerëz që nuk janë dakort dhe nuk janë të detyruar të jenë dakort.Nuk them që të gjithë duhet ta pëlqenë veprën e një prej artistëve më të mëdhenj bashkëkohorë, sot prita Ministrin norvegjez të punëve të jashtme, i cili pas takimit më kërkoi dhe më tha të lutem a mund të zbresim pak poshtë sepse dua të shoh veprën e Filip Parenos. Është një nga 10 artistët më të kuotuar sot në botë, i cili i ka dhuruar popullit shqiptar me deklare nëj vepër që për të shkuar në një nga Muzeumet më të mëdha të botës duhet paguar qimet e kokës. Dhe unë nuk them që duhet ta pëlqejnë të gjithë.Po ta pëlqenin të gjithë do të ishte mediokritet, vetëm atë mund ta pëlqejnë të gjithë.Nuk kanë të drejtë mospëlqeyesit në paqkicë ti imponohen atyre që kanë mandatin për të marrë vendime.

Tare: Në një nga zonat që po zhvillohet, tek bulevardi janë prishur shtëpi që kanë kompensuar me 200 mijë lekë të vjetra metri katror, me ato lekë që kanë marrë nuk mund të blejnë shtëpi në vend tjetër.Mund të ishte bërë një zgjidhje më e ndershme për këtë kategori?

Rama:Kompensimi bëhet mbi bazë ligji, jo llafeve. Mbi bazën e ligjit çmimet e referencës për kompensimin nxirren nga deklarimi i shitblerjeve që janë bërë në atë zonë. Dhe nëse të gjithë deklarojnë një shifër të caktuar shitëblerje që mund të jetë nën realen qeveria nuk mund të marrë përsipër.Bëhet në bazë të ligjit dhe në bazë të ligjit atyre u janë dhënë të gjitha ato që u takojnë. U janë dhënë të gjitha mundësitë që ka në dorë Bashkia bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë.

Tare: Ka një Aleancë për Tiranën të krijuar nga PD për parkun që do të zhvillojë protesta jo vetëm në Tiranë por të gjithë Shqipërinë.

Rama: Unë ju siguroj.Nuk është fare shqetësimi im ky (parku), sepse kam një parktikë rutinore, pyes në mënyrë të përjavshme popullin sovran përmes anketimeve shkencore që ne bëjmë.Një shumicë më e madhe sesa shumica që e ka votuar Erjon Veliaj dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane në Tiranë do parkun e lodrave dhe duhet të jesh absurd që këtë lloj shfaqje ta marrësh si të drejtë legjitime të një partie politike dhe ta kthesh në një debat të madh dhe të thuash se këtu po merret e gjithë Shqipëria.Është fatkeqësi për PD që po merret e gjithë Shqipëria, nëse është e vërtetë, por besoj që Shqipëria që mendon, gjykon e neverit këtë skenë.

……………………………….

Tare: Zt. Rama, ku ka ngecur reforma në drejtësi?

Rama: Reforma në drejtësi ka ngecur tek Partia Demokratike, e cila nuk është një opozitë, e cila ka ngecur tek parku. Ne jemi gati kemi një pamje shumë të qartë falë Komisionit të Venecias. Presim që ata të vijnë.

Tare: Janë, kanë qenë.

Rama: Kanë qenë, por nuk janë. Ata duhet të ishin. Venecia na ka dhënë një hartë për të shkuar deri në fund.

Tare: Ndalemi tek vizita e zt, Hahn. Ata ju kanë kërkuar dialog të nivelit të lartë. Për çfarë dialogu diskutuat sot?

Rama: Ne bëjmë një dialog të nivelit të lartë, që një format që ka ndjenjë pozitiviteti dhe kjo ndodh pasi vjen komisioneri Hahn. Pse kjo të mos ndodhi edhe pa një përfaqësues, pse dueht të jenë gjithmonë të huajt?

Tare: Do të merrni një iniciativë për t’i çuar një ftesë kreut të opozitës?

Rama: Me shkrim? Me vulë?

Tare: Si të doni ju

Rama: E kam bërë edhe më përpara për reformën administrative territoriale. Nuk është ky problemi. A mundemi ne që të kemi një qasje pak ndryshe në një format ndryshe. Të ulemi në tavolinë dhe të dëgjojmë. Të paktën të dëgjojmë edhe pse mund të mos biem dakord. Të paktën të biem dakord që mos dakordësia të mos jetë punë gardhesh, por mos dakordësi civile. Me këtë nuk dua të them se kjo bëhet në qoftë se Partia Demokratike heq dorë nga gardhi.

Tare: Pra nuk po i vini kushte?

Rama: Kjo bëhet nëse Partia Demokratike heq dorë nga gardhi. Nuk vë fare kushte. Dialogohet pa kushte për çështje që shqetësojnë Partinë Demokratike. I thotë nga televizori.

Tare: I thotë në Parlament se nuk po respektohet Kushtetuta.

Rama: Duke hequr baltën, ne mund të ketë dialog midis palëve për çështje që shqetësojnë Partinë Demokratike, që opozitë nuk është.

Tare: Ta konsiderojmë ftesë për Lulzim Bashën?

Rama: Unë thashë për lidershipin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, nuk është ky problemi. Problemi është nëse ulemi dhe diskutojmë për të diskutuar me njëri-tjetrin, jo për të shkëmbyer në distancë opinione komplet të kundërta.

Tare: Keni një afat?

Rama: Në çdo moment kur dëshirojnë miqtë e Partisë Demokratike. Në një format…

Tare: Edhe zoti Meta?

Rama: Sigurisht!

Tare: Për sa i takon reformës, ata do ta bllokojnë edhe nesër Parlamentin, pasi kërkojnë respektimin e Kushtetutës dhe jo interpretimin.

Rama: Ata bëjnë një interpretim të tyre.

Tare: Ata thonë që ju duhet ta çoni në Gjykatën Kushtetuese.

Rama: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është qartësisht i lexueshëm ku flitet për konfliktin e drejtpërdrejtë të interesit dhe jo për palët e treta.

Tare: Ju po mbroni dy deputetët tuaj?

Rama: Ne nuk po mbrojmë askënd, por Gjykatën Kushtetuese. Ajo vendosi për një deputet dhe ne i hapën rrugën.

Tare: Nëse PD shkon në Kushtetuese, i duhet edhe 6 muaj për vendim dhe atëherë mbaron mandati.

Rama: Partia Demokratike nuk ka punë tjetër. Të shkojë dhe ne ta miratojmë.

Tare: Partia Demokratike ka kushtëzuar qenien e saj në Parlament me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Rama: Ne nuk jemi terapistë që imagjinojnë atentate dhe terror. Ne flasim për jetën normale. Ne nuk shkojmë pas paranojave.

Tare: Është leximi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Rama: Ne kemi leximin tonë. Ata të shkojnë në Kushtetuese dhe të kërkojnë interpretim.

Tare: A mund të toleroni në këtë çështje?

Rama: Të shkelim ne Kushtetutën? Atyre ju duket Parku i Lojërave një diversant që është futur në pyll dhe do të hedhë në erë të gjithë ekuilibrat.

Tare: Votojeni pro dhe çojeni në Gjykatën Kushtetuese. Ky është interpretimi.

Rama: Ne nuk interpretojmë gjë. Dy raste të tjera janë të ndryshme. Le të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin përgjigje.

Tare: Ky është kushti për reformën në drejtësi që duhej të mbyllej në muajin mars.

Rama: Ata janë njerëz të dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara. Ata janë shumë të vetëdijshëm se nga qershori i 2013 nuk kanë rritur asnjë pikë përqindje të popullaritetit. Janë të vetëdijshëm se nuk mund ta përballin këtë shumicë qeverisëse në betejën elektorale.

U përballën dy vjet më pas. Ata janë në një rrugë qorre që është rruga historike që është bërë gjithmonë. Kanë ardhur në pushtet vetëm për një arsye se është çarë e majta. Nuk kanë pasur kurrë shumicën e votave. Ne jemi të pa sfiduar.

Tare: Nëse PD shkon në Kushtetuese, i duhet edhe 6 muaj për vendim dhe atëherë mbaron mandati.

Rama: Partia Demokratike nuk ka punë tjetër. Të shkojë dhe ne ta miratojmë.

Tare: Partia Demokratike ka kushtëzuar qenien e saj në Parlament me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Rama: Ne nuk jemi terapistë që imagjinojnë atentate dhe terror. Ne flasim për jetën normale. Ne nuk shkojmë pas paranojave.

Tare: Është leximi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Rama: Ne kemi leximin tonë. Ata të shkojnë në Kushtetuese dhe të kërkojnë interpretim.

Tare: A mund të toleroni në këtë çështje?

Rama: Të shkelim ne Kushtetutën? Atyre ju duket Parku i Lojërave një diversant që është futur në pyll dhe do të hedhë në erë të gjithë ekuilibrat.

Tare: Votojeni pro dhe çojeni në Gjykatën Kushtetuese. Ky është interpretimi.

Rama: Ne nuk interpretojmë gjë. Dy raste të tjera janë të ndryshme. Le të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe të marrin përgjigje.

Tare: Ky është kushti për reformën në drejtësi që duhej të mbyllej në muajin mars.

Rama: Ata janë njerëz të dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara. Ata janë shumë të vetëdijshëm se nga qershori i 2013 nuk kanë rritur asnjë pikë përqindje të popullaritetit. Janë të vetëdijshëm se nuk mund ta përballin këtë shumicë qeverisëse në betejën elektorale. U përballën dy vjet më pas. Ata janë në një rrugë qorre që është rruga historike që është bërë gjithmonë. Kanë ardhur në pushtet vetëm për një arsye se është çarë e majta. Nuk kanë pasur kurrë shumicën e votave. Ne jemi të pa sfiduar.

Tare: Për Byronë e Hetimit, qëndrimi që mbajtën ata rezultoi i drejtë për varësinë. Propozimi që dhatë ju ishte që të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme…

Rama: Partia Demokratike ka dhënë konsensus të plotë për atë pr/ligj. E kam thënë dhe po e përsëris, e ka dhënë me shkrim.

Tare: Që të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme?

Rama: Mos hyni në detaje teknike nëse ju i lexoni.

Tare: Jini ju transparentë.

Rama: Partia Demokratike ishte dakord 100% me ndërmjetësimin e ekspertëve amerikanë.

Tare: Keni pritshmëri për Byronë e Hetimit se do të kthejë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë?

Rama: Ata nuk duan. Ata që nuk vijnë në tavolinë, janë ata që nuk duan. Ne themi kështu dhe ju presim se çfarë doni? Nëse dikush ju pret në tavolinë, jeni ju që nuk doni ta takoni, apo nuk duan ata?

Tare: Ata nuk mund të vijnë kur ju keni shkelur Kushtetutën!

Rama: Ata do të vijnë, këmba këmbës. Ata e dinë që kush e aborton këtë reformë do të marrë një shpullë nga populli shqiptar që do të jetë e pakrahasueshme deri më tani kur ka ndëshkuar një palë. Shqiptarët e kanë provuar se nuk i hanë lodrat dhe që kanë instinkt të fortë që i çojnë në drejtim të duhur.

Tare: Ka një analogji me Fierin, kur ju bllokuat dhe nuk morët ndonjë shpullë të madhe. Ju bllokuat statusin.

Rama: Përfunduan në opozitë.

Tare: Keni thënë se keni një plan C për zgjedhje të parakohshme.

Rama: Kemi një plan A dhe nuk shkohet në planin C.

Tare: E keni thënë nëse nuk do të ketë konsensus.

Rama: E thoni ju. Jemi akoma në zonën e planit A dhe jo më të flasim për planin C. Unë kam pritshmëri të miratohet brenda korrikut dhe pa humbur shumë kohë.

Tare: A ka ndryshime qëndrimesh për sa i takon strukturës së këtyre ndryshimeve me Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Rama: Me LSI-në kemi qenë komplementar që nga hyrja në qeveri. Ata i kanë dhënë më shumë cilësi procesit të diskutimeve.

Tare: Dmth jeni qartësuar në një linjë?

Rama: Kemi qenë të qartësuar që në ditën e parë. Dmth të mos jesh kujtuar për Venecian kur ka qenë duke të mbytur uji, por është kujtuar që në ditën e parë që çelësi i konsensusit është Venecia. Çelësi është ty dhe eja të hapim nderën.

Tare: Po në planin B?

Rama: Nuk e kuptoj pse më pyesni kur jemi tek plani A!

Tare: A keni ndonjë koment për rolin që po luajnë dy ambasadorët, zt. Lu dhe zonja Vlahutin?

Rama: E vlerësoj shumë rolin e tyre për mbështetjen që ata i kanë dhënë procesit të reformës. Ajo që është më e rëndësishme është që kjo reformë nuk është si të tjerat ku pala e tretë, ku partnerët janë spektatorë.

Ata e dinë shumë mirë kush bën sikur dhe kush kontribuon. Ky nuk është proces ku partnerët kanë bërë zakonisht. Ata janë të përfshirë plotësisht. Kush do të bëhet pengesë do të marrë edhe nga partnerët një qëndrim publik për t’u shpjeguar qytetarëve se pse ky proces nuk shkoi siç duhet.

Tare: Ka edhe një shqetësim për sa i përket reformës nga z.Basha që ma bëri me dije edhe në këtë studio, që përmes kësaj reforme ju po përpiqeni të kapni sistemin e drejtësisë.

Rama: Si? Ju dha ndonjë indikacion.

Tare: Ja prshb me Këshillin e Lartë të emërimeve.

Rama: Kjo kapja e sistemit të drejtësisë është njësoj si kapja e lodrave në Park. Kjo është një përrallë. Nuk mund të investohet dot misioni amerikan dhe ai evropian për të kapur drejtësinë unë. Nuk mund të investohen misionet e konsulencës amerikane që kanë këshilluar edhe dreqin dhe të birin për të kapur drejtësinë. Këta qofshin dhe ata që shkojnë pas tyre qofshin dhe që dëgjojnë këto broçkulla.

Tare: Sa e gatshme është Partia Socialiste të shkojë në një tavolinë dhe të negociojnë në atë komision të quajtur Ad-Hoc?

Rama: Është në tavolinë dhe çdo gjë është e hapur.

Tare: Në 14 prill do të jeni në Uashington në Shtëpinë e Bardhë. Do të diskutohet reforma në drejtësi?

Rama: Në qoftë se ju më kërkoni se çfarë do të thotë presidenti i Amerikës, ju kërkoni që t’ju jap një përgjigje jashtë të gjitha fuqive të mia. Do të doja shumë t’ua thoja.

Tare: Agjendën e dini besoj? Basha tha se do ja dëgjoni krismat?

Rama: Këto janë barcaleta të një lloji katundi që vetëm në oborrin e PD mund të konceptohet. Të paktën të mos i fusin dhe partnerët në këto lodra pa kuptim dhe të marr Sipas jush çfarë ishte ajo?

Tare: Ka edhe një shqetësim për sa i përket reformës nga z.Basha që ma bëri me dije edhe në këtë studio, që përmes kësaj reforme ju po përpiqeni të kapni sistemin e drejtësisë.

Rama: Si? Ju dha ndonjë indikacion.

Tare: Ja prshb me Këshillin e Lartë të emërimeve.

Rama: Kjo kapja e sistemit të drejtësisë është njësoj si kapja e lodrave në Park. Kjo është një përrallë. Nuk mund të investohet dot misioni amerikan dhe ai evropian për të kapur drejtësinë unë. Nuk mund të investohen misionet e konsulencës amerikane që kanë këshilluar edhe dreqin dhe të birin për të kapur drejtësinë. Këta qofshin dhe ata që shkojnë pas tyre qofshin dhe që dëgjojnë këto broçkulla.

Tare: Sa e gatshme është Partia Socialiste të shkojë në një tavolinë dhe të negociojnë në atë komision të quajtur Ad-Hoc?

Rama: Është në tavolinë dhe çdo gjë është e hapur.

Tare: Në 14 prill do të jeni në Uashington në Shtëpinë e Bardhë. Do të diskutohet reforma në drejtësi?

Rama: Në qoftë se ju më kërkoni se çfarë do të thotë presidenti i Amerikës, ju kërkoni që t’ju jap një përgjigje jashtë të gjitha fuqive të mia. Do të doja shumë t’ua thoja.

Tare: Agjendën e dini besoj? Basha tha se do ja dëgjoni krismat më vonë?

Rama: Ia paskan thënë kryetarit të Partisë Demokratike se çfarë do të më thonë mua. Këto janë barcaleta të një lloji katundi që vetëm në oborrin e PD mund të konceptohet. Të paktën të mos i fusin dhe partnerët në këto lodra pa kuptim dhe të marrim edhe SHBA-të t’i fusim tek parku i lodrave. Ai thotë dëgjoni krisma dhe del deputeti me patllake atje. Mos më ngacmoni.

Tare: Armën e sollët këtu.

Rama: Ju gazetarët nuk jeni asgjë. A imagjinoni ju se gazetarët në një vend normal që shohin një deputet me revole.

Tare: Edhe polici që e pa dhe nuk e arreston, kjo nuk do të thotë asgjë. Është botë e madhe ka nga të gjitha variantet. Kur do të miratohet reforma në drejtësi?

Rama: Brenda afatit. Në pranverë. Nëse ata do të ishin gati ne do ta mbyllnim. Për mua është gati.

Tare: Në Shtëpinë e Bardhë do të takonin Xho Bajden apo Obamën?

Rama: Keni ju pyetje për ekonomi, taksa. Pse kaloni këtu. Keni ju si po shkon reforma në arsim. Hedh një budalla një gurë në lumë dhe 100 të tjerë nuk e nxjerrin dot. Shkon një parti tek parku. Ai është simbolikë e madhe dhe simbolizon realitetin politik. Kush do reformën në drejtësi shkon në Kuvend, shkon tek parku. Unë nuk zbres nga kodra nëse nuk më bindni mua se këtu nuk ka aeroport.

Tare: Ata thonë se ka beton.

Rama: Patjetër.

Tare: Do të ketë dëm mjedisor?

Mijëra prindër dhe fëmijë do të kenë një park. Ai është një park urban. Studioja, arkitekti që kanë konceptuar parkun, janë me reputacion ndërkombëtar. Ne do të ndërtojmë një park të madh për qytetin, kopshtin e ri zoologjik, kopshtin botanik.

Tare: Do të urbanizohet?

Rama: Do të bëhet park urban, siç duhet të jetë. Këta pse nuk ngrenë shqetësim që liqenin e kanë kthyer në një gropë septike, ku derdhen ujërat e zeza të të gjithë pallateve dhe konkurruese. Pse nuk thonë ndaloni ujërat e zeza atje? Në momentin kur të ndërhyjmë, ata do të kundërshtojnë prapë.

Tara: Ata thonë se nuk na tregon kryeministri me çfarë duhet të merremi.

………………

Tare: Kam shumë pyetje në Facebook z.Kryeministër dhe janë kryesisht të lidhura me situatën ekonomike në vend dhe ndaj do të ndalem.

Rama: Njerëzit kanë nevojë për jetën reale.

Tare: Si i keni punët me premtimin për 300 mijë vende pune që keni bërë në 2013?

Rama: Jemi në drejtimin e duhur. Sot kemi 171 mijë të punësuar më shumë në sektorin jo-bujqësor.Pra që figurojnë në librat e llogarive të shtetit si kontribues të shtuar, taksa, të siguruar nga pikëpamja shoqërore dhe shëndetësore. Ky është fakt. Ndërkohë nuk llogarisim këtu punësimin e rritur në sektorin bujqësor.

Tare: Sa është punësimi në sektorin bujqësor?

Rama: Punësimi në sektorin bujqësor ka qënë gjithmonë objekt spekulimesh për shkak se formalizimi i atij sektori ka qënë në nivelin 0. Ne kemi filluar të rrisim formalizimin dhe nga ana tjetër duke bërë një sistem llogaritje në zinxhirin e vlerës pra jo vetëm në çfarë janë të punësuar direkt në shumë pika grumbullimi,përpunimi të produkteve por dhe ata që janë të punësuar në sistemin zinxhir unë jam i bindur që ne do të kemi një rritje të vazhdueshme pasi bujqësia faktikisht ka hedhur disa hapa shumë inkurajues përpara.Nuk jemi ende aty ku duhet, nuk diskutohet.Jo vetëm në kuptimin e punësimit por edhe në kuptimin e intesitetit të zhvillimit që duam t’i japim bujqësisë por jemi shumë hapa përpara dhe jam shumë besimplotë që me programin e financimit të këtij viti që është programi më i madh i financimit në 25 vjet për  ujitjen dhe kullimin duke siguruar një rritje të sipërfaqes së tokës bujqësore të punueshme do të krijojmë shumë punësim edhe në shumë pjesë ku njerëzit duan të punojnë me tokën por nuk kanë mundësi për faktin e thjeshtë se shteti 20 e disa vite i ka lënë pa ujë.

Tare: Megjithatë ka dhe probleme të tjera bujqësia që nga fakti që nuk dinë të aplikojnë për kredi, për kushte lehtësuese që mund të përfitojnë nga projektet. Nuk kanë fermerët informacionin  e duhur për kulturat që duhet të mbjellin. E keni thënë dhe ju që janë djegur fondet dhe nuk kanë aplikuar.

Rama: Nuk kam thënë asnjëherë. Fondet e brendshme nuk janë djegur asnjëherë.

Tare: Fondet e huaja

Rama: Fondet e huaja janë histori më vete.

Tare: Por janë djegur ama. Janë një histori më vete sepse?

Rama: Janë një histori më vete. Janë djegur 20 e kusur vite rresht. Ne shpresojmë që të rrisim kapacitetin sepse nuk ka lidhje me informacionin, ka lidhje me dijen. Ajo që ndryshon komplet lojën në bujqësi është në radhë të parë dija.Në këtë aspekt është bërë zero për të rritur kapacitetet e njohjes së fermerëve dhe mbi të gjitha për t’i dhënë sektorit edhe kapacitete teknike që duhet të vijnë nga shkollat profesionale të cilat ne po i themelojmë nga e para.

Tare: Që kjo do të kërkojë breza. Se sa të edukohen, sa të shkojnë të punojnë, të nxjerrin eksperiencën në terren.

Rama: Si mendoni ju, meqë kjo do të kërkojë breza mos ta bëjmë fare?

Tare: Jo ta bëni absolutisht, por kam disa pyetje të tjera që lidhen me premtimet e bujqësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu