Hapësire reklamuese

Politikë

Reforma në drejtësi, ish-ministri Naço: Ka dështuar, PS kishte si qëllim bllokimin e ngritjes së institucioneve

Shkruar nga Newsbomb

Ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço në një intervistë ka folur në lidhje me problematikat e shkaktuara nga mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë, ndërsa ka thënë se reforma në drejtësi ka dështuar.

 

Sipas Naços, LSI ka kërkuar që të bëheshin disa ndryshime në Kushtetutë për të pasur një consensus më të gjerë, teksa shtoi se maxhoranca nuke pranoi këtë sugjerim.

Ne kërkuam që ti jepej një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore. Kërkuam që të bëheshin ndryshime në Kushtetutë, pra të kishim një konsensus të gjerë. Ne rastin e prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm të bëheshin ndryshime përkatëse. Të kishte jo më pak se tre kandidatura, të bëhej me Vetting, por në çdo rast opozita kërkonte që të mos bllokohej rasti i zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Ju e dini që mazhoranca nuk e pranoi. E ka lënë për minutën e fundit, për të thënë që jemi para një fakti të kryer, po si t’ia bëjmë tani?! Të mos ti emërojmë këta studentë magjistratë?! Si t’ia bëjmë?  Të mos ti shpiem edhe këta në shkollë? Për të kapur dhe shkollën e Magjistraturës. Dhe sigurisht që ne jemi me të drejtën për ti dhënë një zgjidhje të duhur ligjore, një zgjidhje që të jetë afatgjatë, jo një zgjidhje për momentin. Se po ta shikosh në projektligj nuk jep afatin, përsa kohë do jetë Këshilli i Lartë i Drejtësisë që do të emërojë këta studentë në Magjistratë apo dhe Prokurorja e Përgjithshme. Pra vetëm ky fakt tregon qartë që Reforma në Drejtësi ka dështuar. Partia Socialiste qëllimin e vetëm kishte që të kapte Prokurorin e Përgjithshëm për interesat e saj personale. Qëllimi i saj ishte që të bllokohej ngritja e instititucioneve të reja, pasi një pjesë e një institucioneve pjesërisht janë zgjidhur, janë caktuar anëtarët, ndërsa pjesa tjetër kërkon vullnet politik të gjithë klasës politike, por janë interesat e Partisë Socialiste, të deputetëve të saj që duan ta kanalizojnë Reformën për interesat e tyre personale”, ka thënë deputeti i LSI-së në Fax News.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.