Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

“Reforma në Drejtësi është paralizuar”, thumbon Vasili: Avokatët gjoja perëndimorë shesin dështimet për suksese

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka thumbuar pa emra të drejtpërdrejtë, persona që përmes medias audovizive apo dhe mediave sociale, mbështesin Reformën në Drejtësi në vendin tonë.

Një prej tyre është avokat Spartak Ngjela i cili është deklaruar si pro amerikan, pro perëndimor dhe gjithnjë e ka shprehur hapur besimin e tij tek amerikanët dhe Reforma në Drejtësi ku ata kanë investuar miliona dollarë.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Vasili thotë se këta avokatë të Reformës në Drejtësi dhe gjoja perëndimorë, duan thjeshtë të shesin dështimet e kësaj nisme për suksese.

Duke cituar z.Elez Biberaj, Drejtor i Zërit të Amerikës për Europën, Vasili thotë se avokatët hipokritë nuk e shohin që dëmtimi i Reformës në Drejtësi ka ardhur nga korrupsioni, gjyqësori është mbushur me njerëz besnikë të Ramës dhe është paralizuar.

Shënimi i plotë i Petrit Vasilit

Jam me Biberajn dhe jo me avokatet hipokrite te Drejtesise me Regji!

1.Demtimi i Reformes ne drejtesi nga korrupsioni.

2.Gjyqesor i paralizuar

3.Rama ka mbushur Gjyqesorin me besnike

Keto ishin shqetesime madhore te z.Elez Biberaj Drejtor i Zerit te Amerikes per Europen dhe Azine, qe ne prill te vitit 2019 thoshte se:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se Reformat e Drejtësisë janë dëmtuar nga korrupsioni i përhapur”.

“vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar.

“Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën”, thote Biberaj.

Ky qendrim objektiv i Z.Biberaj eshte i vetmi qendrim per te cilin ka nevoje Reforma ne Drejtesi per te gjithe ata, qe e duan vertet zbatimin e saj.

Suksesi i reformes bazohet ne rezultate te cilat flasin vete dhe s’kane asnje nevoje per propagande boshe.

Avokatet e komisionuar bollshem, politike dhe mediatike te reformes kane vetem nje mision: te shesin deshtimet per suksese.

Reforma ka nevoje te njohe deshtimet dhe te perpunoje instrumente per korigjimin e menjehershem te tyre per ta mbrojtur reformen nga degradimi dhe zhgenjimi pasues.

Avokatet e reformes jane realisht avokate te kapjes nga Rama, nje kapje qe nenvizohet edhe nga edhe Z.Biberaj.

Avokatet e kapjes, gjoja pro perendimorë, jane kaq qesharake dhe une sigurisht s’mundem asnje cast te degjoj ata perpara nje personaliteti, antikomunisti e nje shqiptaroamerikani te madh si Biberaj.

60 milion euro ka shpenzuar BE per Reformen ne Drejtesi.

Rezultati: nje hetim per nje arke peshk te marre per nje emerim, tender ne Lushnje nga kryetari i Bashkise, nje tender per dru zjarri, nje hetim me regji ne Fier per tendera, nje denim per 10 mije leke dhene nje polici per te mos vene gjobe etj.

Per: Teatrin, Inceneratoret,Beçhetin, Portin e Durresit, Astiri, Tenderat sekrete te pandemise,Koncesionet, Dosjet 184 dhe 339,Korrupsioni Parlamentar etj me dem qe kalojne disa miliard euro Drejtesia me Regji nuk leviz gishtin sepse pergjegjesit dihen.

Rezultate, rezultate, rezultate te verteta, kjo eshte rruga e vetme per te pasur besim te reforma, te tjerat jane fjale boshe ne sherbim te antireformes, qe betonon pandeshkueshmerine dhe pushtetin e mafies rilindase dhe oligarkise, qe rrenon vendin dhe perze shqiptaret.

Më shumë

spot_img