Tirana
broken clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0.5kmh
78 %
Sht
11 °
Die
11 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Reforma në Drejtësi, ekspertët e PD-së: Maxhoranca refuzoi analizën e propozimit të Komisionit të Venecias

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekspertët e Partisë Demorkatike për Reformën në Drejtësi kanë braktisur sot tryezën pasi sipas tyre, maxhoranca nuk ka pranuar të analizojë propozimin e Komisionit të Venecias për moskapjen e sistemit të drejtësisë nga politika.

Në një deklaratë për media, ekspertët e PD-së shpjegojnë përse e kanë patur të pamundur të vijojnë me diskutimet gjatë ditës së sotme:

Sipas axhendës së rënë dakord dje, sot grupi i ekspertëve për Reformën në Drejtësi u mblodh në Kryesinë e Kuvendit për të draftuar rekomandimet e Komisionit të Venecias mbi amendamentet kushtetuese.

 Pika e parë e diskutimit ishte reflektimi i rekomandimit të Komisionit të Venecias mbi nevojën e eleminimit të kapjes politike të sistemit të drejtesisë, sipas një propozimi konkret kompromisi të ofruar në përputhje me të nga ekspertët e Partisë Demokratike. Edhe pse dje në mbrëmje u ra dakord parimisht për të reflektuar rekomandimin nr. 55 të Komisionit të Venecias dhe që propozimi i ekspertëve të Partisë Demokratike do të shqyrtohej me kujdes, sot  që në fillim të mbledhjes, pa asnjë argument, ekspertët e caktuar nga mazhoranca refuzuan ta analizonin këtë propozim, duke treguar vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtesisë, pavaresisht qendrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje.

 Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mos vlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhen në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta.

Më shumë


spot_img








spot_img