Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Reforma në Drejtësi dhe krimi i organizuar, Rama: Më shumë gjyqtarë të larguar e shkarkuar, do përgjigjen para drejtësisë, janë shkatërruar 30 banda (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f04946ce6651159fcfdef42b5404964a

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar takimin e fundit me gazetarët për vitin 2020.

Rama ka folur për Reformën në Drejtësi teksa është shprehur se deri më tani janë rivlerësuar duke kaluar 322 individë nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar nga sistemi se sa janë konfirmuar, ndërsa janë shkarkuar 128 individë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar.

Ndër të tjera Kreu i Qeverisë është shprehur se ata që janë larguar dhe janë pushuar se nuk kanë justifikuar pasurinë marramendëse do të japin llogari para drejtësisë.

“Qytetarët kanë një padurim për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë dhe drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit që të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve. Dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një drejtësie nuk zhvillohet sa hap e mbyll sytë. Reforma në drejtësi ka nisur me pastrimin e zullumit të grumbulluar me dekada në sistemin e drejtësisë. Deri sot janë rivlerësuar duke kaluar 322 individë nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar nga sistemi se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtëpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e mundësisë për të kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me atë që pyesin, çfarë ndodh me të larguarit. Ne ndërkohë paralelisht me pastrimin ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ngritjes së sistemit të drejtësisë. Ata që nuk kanë justifikuar pasuritë marramendëse, do të përgjigjen përpara drejtësisë,” tha Rama.

Ndër të tjera ai u shpreh se këtë vit janë shkatërruar 30 banda, teska shprehet se numri i vrasjeve në lidhje me vitin e kaluar është më i ulët.

“Ndërkohë 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura dhe 628 pasuri të sekuestruara. Nga ana tjetër edhe këtë vit, numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie. Shifra janar-nëntor 202 ishin 45 vrasje, shtatë më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës, dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik, në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje. Sot kemi 2.5 herë më pak vrasje,” tha Rama ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img