Sekretari amerikan Antony Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.
Gjatë fjalës së tij, Blinken tregoi pikat e diskutimit që ka pasur gjatë takimit me Ramën, që nga Këshilli i Sigurimit, Ukraina dhe sfidat e sigurisë në rajon. Ai ritheksoi faktin se Amerika do të qëndojnë krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE dhe foli pozitivisht për progresin e Reformës në Drejtësi.
"Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshte dhe e shpejtë. Anëtarë të krimit janë në procese gjyqësore. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugën në BE," tha Blinken.
Sekretari amerikan nuk i kurseu lëvdatat as për Ramën, të cilin e konsideroi një partner të rëndësishëm për SHBA.
Pjesë nga fjala e Bliken
Ju falënderoj që na kemi pritur, për ngrohtësinë edhe gjithashtu për bisedën tonë të drejtepërdrejtë. Shqipëria është një mik i rëndësishëm, edhe kur situata është mirë, por edhe në vështirë. Rama është një partner shumë i rëndëshiëm për SHBA.
Marrëdhëniët tona janë në momentin më të mirë në histori. Shqipëria një zë i rëndëshsiëm në Këshillit të Sigurimit. Kemi folur për gjëra shumë të rëndësishme, kemi folur për Këshillin e Sigurimit, për Ukrainën dhE për sfidat që jemi përballur. Shqipria ka qenë e para që ka ngritur dorën e para për të ndihmuar Ukrainën dhe ka qenë një nga kontribuuesit kryesore. Çdo aleat ka rritur buxhetin për mbrojtjen dhe aleanca është akoma me e fortë dhe Shqipëria po bën pjesën e saj.
Falenderoj kryeministrin për bujarinë që ka treguar për afganët. Ka qenë një nga mbështetësit dhe mbrojtëst e tyre. Disa prej tyre i takova sot dhe ata janë shumë mirënjohës për mirëpritjen që shqiptarët i kanë bërë. Ata do të vendosen në Amerikë dhe ata do të mirëpriten atje njësoj.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshte dhe e shpejtë. Anëtarë të krimit janë në procese gjyqësore. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugën në BE. Ne kemi nënshkuar memomrandumin e ka gjithashtu një konkurrencë të madhe informacioni, për të vepruar në mënyrë efektive. Janë dyfishuar investimet amerikane në Shqipëri që nga viti 2019, për të krijuar një rritje ekonomike. Sapo jami kthyer nga një takim i jashtëzakoshëm, prej një programi që po i bën lidhjet tona edhe më të forta. “Ju jeni me ne dhe ne jemi me jo”, kjo gjë ka qenë prej tre dekadash dhe do të vazhdojë.