Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Reforma e pronave/ Rama: Kemi hyrë në procesin e zgjidhjes. PD: Ligji dënon përjetë pronarët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b897491ed585a6ef4d4998a6346929d2

Duke folur në prezantimin e projektligjit për reformën e kthimit dhe kompesimit të pronave, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpejti ky problem 25 vjeçar i Shqipërisë do të hyjë në rrugën e zgjidhjes. Sipas Ramës, zgjidhja e këtij problemi ka qenë një kërkesë e kryesore e Bashkimit Europian, i vendosur si kusht në procesin e integrimit të Shqipërisë.

“Na duhet një partneritet serioz dhe na duhet një vijë e prerë ndarëse midis logjikës dhe absurdit. E gjithë historia që lidhet me pronën e Shqipërisë së re, është historia e një absurdi që ka pasur dy palë. Nga njëra anë individ që kanë arritur të trashëgojnë edhe anfiteatrot e antikitetit dhe nga ana tjetër një qeveri dhe një shtet që ka arritur të bëjë një çorap të madh në gjithë historinë e shteteve me pronën. Në raportet e huaja shkruhet se raportet me pronën mbeten të dobëta dhe pengojnë investimet e huaja. Fatkqësisht nga viti 2015 deri në 2013 raportet e progresit të Shqipërisë në çështjen e pronave kanë ardhurur duke u bërë më të zymta dhe të pashpresa. Një ndër 5 prioritetet që ne jemi nën vëzhgimin e BE-së dhe mbi të cilat ndërtohet fati Europian i Shqipërisë është edhe prona. Nga ana tjetër në këtë priudhë kohe dua ta them me bindje dhe krenari që kemi çelur një proces që na sjell këtu me një bazë krejt të re, duke shmangur nga njëra anë faturat marrëmëndëse që mbledh çdo vit Shqipëria nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe duke racionalizuar një proces që me llogjikën e pranuar të gjithë këtyre viteve do të duhej 1 mijë vjet për tu përmbyllur. Në 8 vite jo që nuk ndryshoi asgjë në raportin e BE-së, por gjendja erdhi duke u bërë çdo vit edhe më katastrofike, dhe progresi i  2013 me të cilën ne filluam, shkruante se përpjekje madhore duhen ndërmarrë për të zgjidhur këtë çështje, që do të thotë se ose zgjidheni ose rrini të lidhur mbas vetes se vend brenda BE-së nuk keni. Nuk është çështja vetëm për BE-në, por edhe për vendin që do u lëmë fëmijëve tanë”, u shpreh kryeministri.

Rama ka thënë se në Shqipëri ka pretendime për prona më se dyfishi i sipërfaqjes së vendit, ndërsa ka fajësuar Gjykatat shqiptare si pjesë motivuese e këtij krimi dhe kanceri që ka ngrënë për më shumë se 25 vite vendin.

“Një ligj për kthimin e pronave që u miratua në vitin 2004, u ndryshua 24 herë nga ata që e bënë atë ligj. Në 2013 kur ne morëm drejtimin nuk kishte një arkiv, por dosje të hedhura pa rend dhe pa asnjë inventor. Në Shqipëri ka pretendime për prona më shumë se dyfishi i sipërfaqjes sonë. Një absurd që është ushqyer nga një bandë në sistemin tonë të drejtësisë që ka bërë kasaphanën duke përdorur çekiçin e drejtësisë”, tha Rama.

Kryeministri ka theksuar se edhe Prokuroria është treguar e paaftë për të reaguar përballë fakteve të falsifikimit të titujve të pronësisë. 

Lexo edhe: Zbardhet ligji i pronave, ja çfarë fitojnë dhe çfarë humbasin pronarët

Pas prezantimit të projektligjit, ka reaguar Partia Demokratike e cila e ka konsideruar atë si një filozofi antipronë. Sipas Tabakut, ligji i ri dënon përjetë pronarët, ndërsa ka theksuar se Rama po përpiqet të kompensojë pronarët me çmimet e vitit 1976.

“Edi Rama kërkon që toka të kompensohet me vlerën e vitit 1976, pra të vitit ku Kushtetuta Komuniste i shtetëzoi të gjitha tokat. Si rrjedhim nëse një tokë me sipërfaqe 2000 metër katror që ka qenë jashtë vijës së verdhë në vitin 1976, e sot gjendet brenda vijës së verdhë dhe ka një vlerë më të lartë, do të kompensohet sikur të jetë jashtë vijës së verdhë, pra sipas kufijve të vitit 1976. Në mënyrë antikushtetuese dhe kundër çdo parimi të Konventave ndërkombëtare, ligji do të prekë edhe ato pronarë që kanë marrë tashmë një sipërfaqe toke. Neni 6 do të hyjë në histori si neni më antipronar i hartuar ndonjëherë dhe, kjo nuk është aspak rastësi, por e qëllimshme për të favorizuar ata që janë afër pushtetit. Pika 1, përcakton se prona vlerësohet sipas zërit kadastral në momentin e shpronësimit. Pra nëqoftëse një pronar është shpronësuar për 10.000 m2 tokë bujqësore në rr. “Komuna Parisit” në Tiranë, do vlerësohet si tokë bujqësore në zonën kadastrale më të afërt që ka tokë bujqësore, në këtë rast Vaqarri, ku vlera është afërsisht 2-3 euro për metër katror. Sipas po këtij neni, prona zhvlerësohet duke nxjerrë jashtë zonave të qendrës prona që ndoshta tani janë kompensuar dhe, pronarët e ligjshëm do të duhet ti kthejnë buxhetit të shtetit dhe kompensimin e përfituar. Filozofi më anti pronë nuk besoj se ka pasur, jo vetëm këto 25 vite, por as përpara vitit 90-të. Ligji përcakton se çmimet e tokës i vendos shteti dhe se këto çmime nuk mund të kundërshtohen në gjykatë”, ka deklaruar Tabaku.

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img