Hapësire reklamuese

Bota

Reforma e pensioneve, qeveria e Macron përballet me votë mosbesimi

Shkruar nga Newsbomb
Reforma e pensioneve, qeveria e Macron përballet me votë mosbesimi

Qeveria franceze do të përballet të hënën me dy mocione mosbesimi, teksa vazhdojnë tensionet lidhur me reformën kontroverse për pensione.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, e ka shfrytëzuar një pikë të Kushtetutës për të miratuar projektligjin, pa votim një Parlament.

Prej atëherë, mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Francës për të protestuar.

Mocionet e mosbesimit janë nënshkruar nga deputetë të qendrës dhe partia e ekstremit të djathtë, Marshi Kombëtar.

Debati pritet të nisë të hënën në orën 16:00.

Nëse mocionet e mosbesimit miratohen, pozita e presidentit francez, Emmanuel Macron nuk do të rrezikohej, por e kryeministres dhe Qeverisë po.

Në një skenar të tillë, Macron do të duhej të formonte kabinet të ri qeveritar, ose të shpërndante Parlamentin dhe të shpallte zgjedhje të reja.

Në atë rast, edhe reforma për pensione do të anulohej.

Nëse mocionet e mosbesimit janë të pasuksesshme, projektligji për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç do të shndërrohej në ligj.

Macron ka thënë se rritja e numrit të personave të moshuar në Francë, e bën të papërballueshme skemën aktuale pensionale.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.