Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Reforma apo Ramaforma?’ Meta nuk ndal SULMET ndaj Ramës: Timonieri ynë ka timon por s’ka frena

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

56849c678986aba8b230f11bd5783519

Presidenti Ilir Meta ditët e fundit duket se nuk po i ndal sulmet për asnjë moment.

Edhe këtë mëngjes, Meta i ka dhënë një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama. Ashtu siç e cilësoi dje, reformën në drejtësi si ‘Ramaforma’, sot kreu i shtetit ka një përgjigje për këtë.

“Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme”, shprehet Meta, duke iu drejtuar Ramës.  

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!

Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, përfundon presidenti, teksa publikon edhe një foto të vjetër me Ramën.  

Kujtojmë se presidenti Meta e ka cilësuar si të dështuar Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë, kryeministri Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me deklaratat e presidentit.

METAAAA.jpg

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img