Pas publikimit të rezultateve të referendumit mbi refugjatët ka reaguar edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Në një deklaratë për shtyp Orban tha se Bashkimi Europian duhet të marrë parasyshë rezultatin e referendumit dhe nuk mund të na detyrojë për refugjatët.
"Hungarezët janë të vetëdijshëm për atë që është e rrezikshme" tha Orban.
Kryeministri pohoi se referendum ishte i shkëlqyer në një kohë që mediat shkruajnë se ky referendum ishte i dështuar për shkak të pjesmarrjes së ulët të votuesve në më pak se 50%.