Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Referendumi për parkun e liqenit, KQZ shtyn vendimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi tre projekt- vendime të rëndësishme dhe vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për referendumet për ta diskutuar në mbledhjen e të mërkurës.

Nëpërmjet një njoftimit për mediat KQZ bën të ditur se mori në shqyrtim sot projekt-vendimin  “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia”, si dhe projekt – vendimin  “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për cështjen “A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik”.

Po ashtu, KQZ shqyrtoi dhe projekt-vendimin “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojrave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë”?

Në fund, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes në mbledhjen e ditës së mërkurë, dt. 23.03.2016, në orën 10:00.

Më shumë




spot_img








spot_img