Hapësire reklamuese

Politikë

Referendumi dhe mobilizimi, Olta Xhaçka: Lëvizje të dëshpëruara nga Rusia, Ukraina po fiton

Shkruar nga Newsbomb
Referendumi dhe mobilizimi, Olta Xhaçka: Lëvizje të

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas vendimit të Rusisë për shpalljen e mobilizimit të pjesshëm të popullsisë dhe mbajtjen e referendumit në territoret e pushtuara në Ukrainë.

Xhaçka i quan si lëvizje të dëshpëruara të Rusisë, që vetëm sa do të përshkallëzojnë luftën tragjike.

Ministrja Xhaçka, e cila prej disa ditësh ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, thotë se këto lëvizje nuk do të arrijnë ta dobësojnë mbështetjen për rezistencën heroike të Ukrainës.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimi i pjesshëm ushtarak janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë, që vetëm sa do të përshkallëzojnë luftën tragjike. Rusia filloi një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë ruse. Ukraina po fiton dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen për rezistencën heroike të Ukrainës”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll