Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Referendumet për aneksimin e 4 rajoneve, Stoltenberg: S’kanë legjimitet, territoret i përkasin Ukrainës

spot_img

Lajme të ngjashëm

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas zhvillimeve të fundit ku Rusia kërkon aneksimin e 4 rajoneve përmes referendumit.

 Ai thotë se këto referendume nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Sipas tij, këto territore të pretenduara janë vetëm të Ukrainës.

“Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyn dhe qartësuam se Aleatët e NATO-s, janë të palëkundur në mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën e tyre për t’u mbrojtur. Referendumet e rreme që po zhvillohen nga Rusia, nuk kanë legjitimitet dhe janë në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Këto territore janë të Ukrainës”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Më shumë




spot_img








spot_img