Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Referendumet e Rusisë në Ukrainë, Zelensky kërkon ndihmën e Erdogan: Ta zgjidhim në rrugë diplomatike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Referendumet e mbajtura nga Rusia në rajonet e pushtuara në Ukrainë, kanë shkaktuar zemërimin e ndërkombëtaëve dhe kanë nxitur presidentin Volodymyr Zelensky t’i drejtohet Erdogan për ndihmë.

Erdogan, mësohet se planifikon të bisedojë të enjten me presidentin rus, Vladimir Putin, për referendumet ilegale që ka mbajtur Moska në disa rajone të Ukrainës, pas kërkesës së Zelenskyt për ta zgjidhur në mënyrë diplomatike.

“Do të dëshiroja që të mos mbanin referendumet, dhe që ne të mund të zgjidhnim këtë problem përmes rrugëve diplomatike”, ka thënë ai.

Referendumet e rreme, që janë mbajtur në katër rajone në jug dhe lindje të Ukrainës, nuk njihen ndërkombëtarisht, sepse janë mbajtur në kundërshtim me ligjet ukrainase dhe ato ndërkombëtare.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Putin po tenton të marrë kontrollin e territoreve ukrainase përmes referendumeve, pasi diçka të tillë nuk ka arritur ta bëjë në fushëbetejë.

Turqia është anëtare e aleancës veri-atlantike të NATO-s, dhe ka marrëdhënie të mira me Ukrainën.

Në bisedën telefonike mes Putinit dhe Erdoganit, dy liderët pritet të diskutojnë edhe planet për ndërtim të një stacioni të ri bërthamor në Sinop, rajon turk në Detin e Zi.

Më shumë




spot_img








spot_img