Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Reciprociteti me targat, Shaip Kamberi: Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’ju shkaktojë telashe, problematik qëndrimi i BE-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas vendimit për masën e reciprocitetit të targave të Kosovës ndaj atyre të Serbisë.

Në situatën e krijuar me reciprocitetin e targave, sipas tij shteti serb është fajtor.

Kamberi u shpreh se mosrespektimi i marrëveshjes, lidhur me tabelat theksohet edhe në Raportin e progresit të BE-së për Serbinë në vitin 2020.

Ai shprehet se vendimi i qeverisë së Kosovës do t’ju krijojë telashe shtesë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Sigurisht që shqiptarëve të Luginës së Preshevës do t’ju shkaktojë telashe shtesë, së pari rreth tollovisë që do të shkaktohet në vendkalimet kufitare në Konçul e Muçibabë, por, nëse Serbia duhet bindur se duhet respektuar marrëveshjet e nënshkruara, nëse ky vendim i reciprocitetit është vlerësuar si rrugë drejt arritjes së këtij qëllimi, duhet pritur reagimet. Duket theksuar se është Serbia ajo që nuk po respekton disa Marrëveshje të arritura në Brksel e në mesin e tyre edhe Marrëveshjen në lidhje me tabelat e regjistrimit, prandaj, në situatë të këtillë ajo mban fajin për situatën më të re”, u shpreh Kamberi.

Deputeti shqiptar vlerëson se është problematik qëndrimi i BE-së në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë, raportojnë mediet në Kosovë.

Është problematik edhe vetë qëndrimi i BE-së si moderuese e Marrveshjeve Kosovë /Serbi për mosrespektimin e tyre nga ana e Serbisë. Kjo, mosrespektimi i marrëveshjes lidhur me tabelat, theksohet në Raportin e progresit të Serbisë drejt BE-së për vitin 2020, por mjerisht nuk ka asnjë veprim konkret për ta bindur Beogradin që Marrëveshjet e nënshkruara edhe t’i respektoj”, tha deputeti Shaip Kamberi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img