Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Reciprociteti me Serbinë, Edit Harxhi përkrah Kurtin: Kush prek Kosovën ka prekur Shqipërinë! Duhet ti tregojmë vendin Vuçiçit dhe Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anëtarja e Partisë Demokratike, Edit Harxhi ka reaguar pas vendimit për masën e reciprocitetit të targave të Kosovës ndaj atyre të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Harxhi i ka dhënë të drejtë Kurtit për vendimin e marrë, vendim i cili ka shqetësuar presidentin Aleksandër Vuçiç dhe njerëzit e tij të cilët kanë zbarkuar në kufi dhe po provokojnë protesta.

Më tej ajo shton se ka ardhur koha që ti tregohet vendi Vuçiçit dhe kryeministrit Rama, të cilët sipas Harxhit vazhdojnë pazaret në kurriz të Kosovës duke mbajtur Shqipërinë peng.

“Pas pesë vitesh të nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të targave të makinave midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe mos zbatimit të kësaj marrëveshje nga Alexandër Vucic, Kryeministri Kurti vendosi me të drejtë dje reciprocitetin. Çdo makinë e Serbisë që hyn në Kosovë duhet të vendosë një targë të posaçme në kufi dhe të paguajë një taksë ashtu siç kanë bërë prej pesë vitesh makinat e Kosovës kur hyjnë në Serbi. Ky vendim ka shqetësuar Vucicin dhe njerëzit e tij dhe ai ka dërguar ushtrinë në kufi me Kosovën dhe po provokon protesta në veri të Kosovës. Kush prek Kosovën ka prekur Shqipërinë!

Mendoj se ka ardhur momenti që ti tregohet vendi Vucicit dhe Ramës të cilët vazhdojnë pazaret në kurriz të Kosovës duke mbajtur Shqipërinë peng. Këta dy autokratë nuk mund të përdorin Kosovën dhe të provokojnë me të ashtuquajturin “Open Balkans” për interesat e tyre.

Nga ana tjetër uroj që Kosova ta nënshkruaj shpejtë marrëveshjen e gazjellësit me SHBA- në pasi është jo vetëm e rëndësishme për ekonominë e brishtë të Kosovës, por ka edhe efekt madhor gjeopolitik në rajon”, shkruan Harxhi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img