Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Reciprociteti i targave, vazhdon bllokimi i rrugës afër pikës kufitare në Jarinjë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mëngjesi i kësaj të marte e ka gjetur rrugën kufitare në Jarinjë të bllokuar, me forcat e policisë së Kosovës të cilët kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masë reciprociteti për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme nga Kuvendi i Kosovës tha se ky vendim nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga Serbia, për faktin se ata nuk pranuan që kjo marrëveshje të diskutohej në Bruksel dhe për faktin se pala kosovare duhet të bëj të njëjtën gjë sapo kalon kufirin për në Serbi.

Mirëpo, qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë si shenjë pakqënaqësie.

Sipas këtij vendimi të marrë të gjitha automjetet të cilat do të hyjna nga Serbia në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme kosovare.

Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa. Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa  dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img