Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Realizon me sukses transplantin e veshkës, Manastirliu takon 54 vjeçarin nga Hasi

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në zyrën e saj një qytetar 54-vjeçar nga Hasi, Agron Kraja, i cili ka kryer me sukses transplantin e veshkës falas.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për 54 vjeçarin.

“Agroni ka rreth 6 muaj që ka kryer proçedurën e transplantit të veshkës. Një ndërhyrje e cila kryhet falas nga shteti. Ka përfituar ashtu sikurse kanë përfituar përgjatë këtij viti 14 qytetarë. Gjithashtu përgjatë gjithë këtyre viteve që ne e mbështesim transplantin e veshkës si proçedurë dhe e ofrojmë falas për qytetarët, janë 143 qytetarë të cilët kanë bërë transplantin e veshkës. Gjithashtu ne sigurojmë gjithë mbështetjen që edhe për ata të cilët, si Agroni e kanë bërë transplantin të gjitha analizat falas, gjithashtu edhe terapitë që duhen post-transplantit”, tha Manastirliu.

I emocionuar, Agron Kraja u shpreh se nuk e kishte besuar se transplanti kryhej falas.

“Ndjehem shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Është e vërtetë kjo që thotë ministrja. Edhe unë nuk e kam besuar, por është e vërtetë, të gjitha këto bëhen falas. E përfiton. Është një punë shumë shumë e lehtë. Nuk e kam ditur që transplanti bëhej falas”, shprehet 54 vjeçari.

Postimi i Ministres Manastirliut: 

Me shumë kënaqësi prita sot Agronin nga fshati Vlahen i Hasit, i cili po i kthehet jetës normale falë transplantit të veshkave që ka kryer falas, me financim 100% nga shteti. Bashkë me të shoqen, Dritën, heroinën e tij, Agroni po lë pas një herë e mirë kalvarin e vështirë të jetës së tij, me mirënjohjen për mjekët dhe për këtë mundësi jetike për kryerjen e transplantit falas. Agroni është një prej 14 qytetarëve, që kanë përfituar paketën e transplantit #falas gjatë këtij viti 143 qytetarë e kanë përfituar këtë paketë, me rimbursim 100% nga shteti.#ShëndetiiPari


Më shumë