Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Realizohet për herë të parë implanti koklear për fëmijët në QSUT, Manastirliu: Do jetë falas, financim 100% nga shteti

spot_img

Lajme të ngjashëm

a562d6fc05585b55fee0572a59223919

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka thënë sot nga QSUT se implanti koklear do të jetë 100% falas, për fëmijët që kanë probleme të thella me dëgjimin.

Manastirliu u shpreh se për herë të parë në QSUT është realizuar me sukses implanti koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë.

20 fëmijë në vit do të kenë mundësinë për të kryer këtë ndërhyrje falas në këtë spital tha Manastirliu, ndërsa vitizoi e 5 fëmijët e parë të cilët kanë kryer ndërhyrjen.

“Ky është hapi më i rëndësishëm. Ia arritëm edhe kësaj ditë. Për ne sot është një ditë e gëzuar. Dua tju falenderoj pasi është një ditë e gëzuar për të gjithë ne. Paketa falas 100% të implantit koklear. Rreth 20 fëmijë në vit do të kënë mundësi të kryejnë këtë ndërhyrje falas. Sado i kushtueshëm të jetë implanti koklear për ne nuk është pasi është një investim për të ardhmen. Kemi pasur plot ditë të vështira me probleme. Lajm i mirë për këta 5  fëmijë që do të gëzojnë atë që nuk e kishin”, përfundon Manastirliu.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img