Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Realizohet ndërhyrja e rrallë në zemër tek foshnja vetëm 3 ditëshe, mjeku: Një ëndërr që bëhet realitet në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një operacion i rrallë në zemër te një bebe e porsalindur është kryer në ambjentet e QSUT-së.

Ka qenë doktori, Altin Veshti i cili ka bërë me dije se kjo ndërhyrje e vështirë kirurgjikale ka përfunduar me sukses falë ndihmës së kolegëve të tij.

Teksa, nuk ka nguruar ti falenderojë këta të fundit për asistimin e bërë gjatë këtij operacioni, i cili sipas mjekut është një dedikim për profesorin e ndjerë që e mësoi të kryente ndërhyrje të komplikuara në zemër.

“Nje dedikim per Profesorin tim Aldo Castañeda (Boston children’s Hospital, UNICAR) i cili vdiq nje muaj me pare, pionier i Kardiokirurgjise nga i cili mesova te operoj Traspozicionin e Arterieve te medha. Nderhyrja me e komplikuar ne zemer.

Nje BRAVO e madhe per trajtimin e Traspozicionit te Eneve te Medha te Zemres me difekt interventrikolar dhe difekt interatrial ne Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë  si ne qendrat e medha terziare ne bote,  EKIPIT TE MATERNITETIT Suogj Mbreteresha Geraldine , ekipit te Kardiokirurgjise dhe Pediatrise. Per here te pare ne   kryhet procedura hemodinamike e RASHKIND ne nje femije 3 ditesh nga mjeket Dr  Saimir Kuçi  Dr. Alfred Ibrahimi  Dr. Aurel F. Demiraj Dr. Albert Koja duke stabilizuar bebin dhe duke rritur oksigjenin ne gjak nga 60 ne 80 % dhe per ta operuar ne moshen 9 DITESH nga Prof. Altin Veshti dhe Prof. Arben Baboci anestezistet  Dr. Saimir Kuci, Dr. Alfred Ibrahimi.  Kjo eshte nje enderr e sjelle nga Padova,  Guatemala,  Boston e bere realitet ne Shqiperi. Deshira e mire, besimi dhe profesionalizmi i gjithe kolegeve e beri te mundur. Flm”, shkruan Veshti.

Më shumë

spot_img
spot_img