Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Realiteti përballë konspiracionit”, gazetari i njohur “SIGURON” shqiptarët: Me AstraZeneca, maksimumi do kemi 3 raste

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce834483c22a48a0cfe8deae9e749418

Me Gjermaninë, Francën dhe Italinë, tashmë janë 15 shtete që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit AstraZeneca.

Shqetësimi ka ardhur pas komplikacioneve të rënda shpesh të dyshuara edhe si shkaktare për humbje të jetës së pacientit për shkak të mpiksjes së gjakut. Shqipëria mori pak ditë më parë pak më shumë se 38 mijë doza të kësaj vaksine, por deri tani duket se s’ka asnjë plan për të ndalur procesin.

Gazetari i njohur Sokol Balla, bën një llogari matematikore krahasuar me Britaninë e Madhe, shtet që këmbëngul te siguria e kësaj vaksine, dhe thotë se në rastin e Shqipërisë, nëse do të vaksinohej e gjithë popullsia, maskimalisht do të kishim tre raste të komplikacioneve.

“Sipas Astra Zeneca: ne 18 milion vaksina te bera ne Britani, ka pasur 15 raste me komplikacione sekondare. Nje rast ne 1.2 milion. Ne Shqiperi kjo do perkthehej ne maksimumi tre raste ne total, nese vaksinohemi te gjithe. Relativiteti i shifrave perballe teorive konspirative”, shprehet Balla.

fgdfgdfgdfg.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img