Hapësire reklamuese

Sporti

Reali dhe Barcelona bëjnë ‘blof’, Crotone i merr 1 pikë Juventusit

Shkruar nga Newsbomb

Mbrëmja e sotme ka prodhuar plot surpriza për skuadrat e mëdha.

Real Madrid ka humbur 0-1 në ‘Alfredo Di Stefano’ ndaj Cadiz, e cila vjen nga La Liga Segunda. Miqtë befasuan kampionët spanjollë që në minutën 16 dhe mbajtën të pandryshuar rezultatin, duke kërcënuar shumë herë portën e ‘Los Blancos’.

Nga ana tjetër edhe Barcelona e cila mund të përfitonte, ka gjetur humbjen 1-0 ndaj Getafes, me një gol të shënuar me penallti në 56’. Messi me shokë tentuan disa herë portën, por ka qenë të pafatë në disa raste, duke regjistruar dhe një shtyllë në minutën e fundit.

Madrilenët ndodhen në vendin e parë me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, ndërsa Barça në vendin e nëntë me 7 pikë.

Juventus gjithashtu ka dalë me 1 pikë në një ndeshje të lehtë në letër, por të vështirë në fushën e blertë.

Vendasit e Crotones që ndodheshin në vendin e fundit shënuan të parët me penallti në minutën 12’, ndërsa kampionët e Italisë barazuan me Moratën në 21’, duke u renditur në vendin e 4 me 8 pikë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll