Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Real Madrid triumfon në ‘El Clasico’, mposht Barcelonën dhe merr kreun edhe me 10 lojtarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sfidë spektakolare ajo mes Realit të Madridit dhe Barcelonës këtë mbrëmje. Një ‘El Clasico’ e fituar me vështirësi nga ‘Los Blancos’, me 3 pikë shumë të vyera që e katapultojnë ekipin e Zidane në krye të tabelës.

Sfida nisi me vrull dhe energji nga madrilenët që nuk e patën të vështirë të gjejnë rrjetën me Benzema, i cili shënoi një super gol me finte në cepin e portës. Pjesën e parë ‘Los Blancos’ ishin superiorë, me Toni Kroos që dyfishon rezultatin në minutën e 28, pas një goditje dënimi të devijuar nga mbrojtësit e Barcelonës.

Pjesa e dytë nisi pozitive për Barçën, që mesa duket u “favorizua” edhe nga moti i keq. Oscar Mingueza ngushtoi rezultatin në minutën e 60, me raste të njëpasnjëshme të Barçës që nuk u finalizuan siç duhej.

Situata e njejtë edhe nga ‘galaktikët’, që e mbajtën rezultatin 2-1 deri në fund të ndeshjes. Në minutën e 90 Casemiro u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar, duke e bërë Realin që të “vuajë” minutat e fundit.

Ishte një tranversë ajo që shpëtoi mrekullisht “galaktikët” Nga vendi i katërt me 63 pikë Reali shkon në vend të parë me 66 pikë.

spot_img

Më shumë

spot_img