Në një orar të pazakontë si mesdita e kësaj të diele, Reali i Madridit nuk ka bërë asnjë hap fals në la Liga duke triumfuar 3-0 në transfertën ndaj Getafe.
“Los Blancos” të inspiruar nga Ronaldo dhe Bale që treguan gjithçka përveçse zemërim mes tyre kanë asfaltuar rivalëtr dhe me plot meritë shpallen kampionë të dimrit, pavarësisht rezultateve të ndjekësve në Primera Division.
Periferia e Madridit ishte më e gjallëruar se zakonisht për shkak të vizitës së ‘Galacticos’ dhe Reali vuajti pak, por arriti të marrë 3 pikë të vyera. Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për ekipin merengues ndërsa uellsiani Gareth Bale vulosi në pjesën e dytë triumfin e armatës së Carlo Ancelotti. Kjo është fitorja e dytë në 5 ndeshje të këtij viti 2015 që po zbulohet si i komplikuar për Real Madrid.
Kampionët në fuqi të Europës, tani shpallen edhe kampionë të dimrit në La Liga, pavarësisht se kanë një ndeshje më pak, për të zhvilluar me Sevilla. për tu theksuar ‘monstruoziteti’ i Ronaldos në fushë, futbollist që me goditjen me kokë ndaj getafe, tani është në kuotën e 28 golave në 17 ndeshje.