Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
40 %
1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
34 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

Real Madrid fiton Champions League, Ancelotti feston si askush tjetër në botë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Real Madrid ka fituar me rezultatin minimal 1-0 finalen e Champions League ndaj Liverpool. Takimi u vendos me golin e pjesës së dytë nga Vinicius JR në minutën e 59’. Ky është titulli i 14 kampion nga Los Blancos që vazhdojnë të shkruajnë historinë në Europë.

Pjesa e parë u mbyll me një gol të anuluar të Benzema për pozicion jashtë loje ndërsa në të dytën kur Reali po mbyllej edhe më shumë, Vinicius shtangu dhe ngriu Liverpoolin që nuk po u besonte syve. Ndeshja më pas pati vetëm një skenar, sulme te vazhdueshme dhe pak qartësi nga anglezët të nxituar për të shënuar.

albsig

spring

Courtouis ishte padyshim hero për të tijtë dhe Reali në kundërsulm shpesh herë i rrezikshëm.

Finalja e sotme u shty për afro 30 minuta, pas një sërë trazirash që ndodhën jashtë stadiumit me tifozët anglezë të cilët kërkonin të futeshin në “Stade de France” edhe pa bileta. Një incident i rrallë që trazoi rrjetin më tepër për nivelin e dobët të organizimit të kësaj finaleje.

Carlo Ancelotti feston për Championsin e katërt si askush tjetër në botë ndërsa skuadra madrilene i falet talentit brazilian Vinicius.jr i cili shënoi golin e fetëm të finales ku “The Reds” dominuan në raste ndërsa spanjollët bënë atë që dinë të bëjnë më mirë, mbrojtje të hekurt dhe kundërsulm vrastar.

Ndeshje dramatike deri në minutën e 95-të por më pas triumf i bardhë në një ndeshje nga e cila nuk vodhi asgjë dhe fitoi gjithçka. Sot Reali është i pakapshëm me 14 Champins, dyfishi i skuadrës së dytë që është Milani dhe një trofe që e vendos Ancelottin në murin e trajnerëve të pavdekshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img