Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Reaguan me vonesë pas vrasjes së Everest Çakës? SHÇBA: Nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit! Efektivët kanë vepruar konform procedurave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, reagon me lajmin e publikuar dy ditë më parë në media, ku thuhej se SHÇBA kishte nisur hetim ndaj Policisë së Elbasanit pasi kishte reaguar me vonesë pas vrasjes së Everest Çakës.

Madje, SHÇBA thotë se efektivët e Policisë së Elbasanit kanë vepruar konform të gjitha procedurave standarde duke ngritur postbllokqe dhe mbledhur prova në vendngjarje.

“SHÇBA sqaron opinionin publik dhe mediat për veprimet e Policisë së Elbasanit pas ngjarjes më datë 11.05.2021, ku mbeti i vrarë shtetasi E.C. dhe u plagos shtetasja S.C.

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media, ku thuhet se Policia e Elbasanit ka reaguar me vonesë pas sinjalizimit në sallën operative për ngjarjen, SHÇBA sqaron se nuk ka asnjë hetim për Policinë e Elbasanit dhe këto pretendime nuk janë të vërteta.

Nga konstatimet e SHÇBA, veprimet e Policisë së Elbasanit kanë qenë konform procedurave stadarde, duke reaguar në kohë për ngritjen e postblloqeve dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje kriminale”, njofton Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Më shumë

spot_img
spot_img