Hapësire reklamuese

Politikë

Reagon Xhelal Mziu pas deklaratës së Tahirit: Ka frikë se Shullazi flet para organeve të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha ditën e sotme tha se Partia Demokratike duhet të reagojë për arrestimine e Xhelal Mziut duke thënë se ”Keni dëgjuar të merret SHQUP me Xhelalan. SHQUP mendon se populli përtyp atë që përtypin ata. Unë nuk kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it”, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kamzës.

“Bashkia Kamëz i kujton Saimir Tahirit që njerëzit e lidhur me krimin si ai duhet të përgjigjen për atë që tashmë di çdo qytetar shqiptar. Saimiri, ky ushtar i Shullazit, duhet të jetë mërzitur, pasi ka frikë se mos ai flet në organet e drejtësisë dhe opinioni publik mëson më shumë nga sa di”, thuhet në reagim. Përgjigjja e Bashkisë së Kamzës ndaj Tahirit mbyllet me pesë pyetje drejtuar ministrit të Brendshëm.

1. Kush i jepte imunitet Shullazit në gjobat që u ka vënë biznesmenëve?

2. A është ai ushtar i Shullazit?

3. Çfarë e lidh Saimir Tahirin me Shullazin, vjedhjen e votave?

4. Kush ndërhyn për lirimin e kriminelëve nga qelitë e komisariateve?

5. Përse u përplas policia me prokurorinë në rastin e Shullazit? Nga vini urdhrat në drejtorinë e policisë Tiranë?”, shprehet Mziu në reagimin e  tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu