Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Reagon Vuçiç: Nuk do hyjmë në Kosovë me ushtri! Por presim të reagojë NATO brenda 24 orësh

Shkruar nga Newsbomb
Reagon Vuçiç: Nuk do hyjmë në Kosovë me ushtri! Por

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka komentuar ngjarjet në veri të Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas tij, Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, “ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.

“Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Aleksandar Vuçiç sipas mediave në Kosovë.

Reagimi i presidentit serb vjen edhe pasi Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka diskutuar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vucic, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Stoltenberg përmes një postimi në Tëitter, ka theksuar se është qenësore që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në dialog.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll