Hapësire reklamuese

Politikë

Reagon Rama pas vrasjes në Elbasan: Dëshpërimi i humbësve nuk do të na bëjë të humbasim qetësinë. Duan të na bëhen gjarpër rreth këmbëve

Shkruar nga Newsbomb
Reagon Rama pas vrasjes në Elbasan: Dëshpërimi i humbësve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Elbasan, e cila përfundoi me një viktimë dhe katër të plagosur.

Rama në twitter duke iu referuar PD-së dhe LSI-së thotë se dëshpërimi i humbësve nuk do t’i lejojë ata që humasin qetësinë.

Kreu i Qeverisë shprehet i bindur se në 25 prill do të vijë bashkimi mes shqiptarëve.

Edi Rama

Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu