Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Reagon PD për ‘’ARMO’’-n dhe Besnik Sulajn: Miku i afërt i Ramës merr përpunimin e naftës në vend

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

449fe38fc3594927e19fa00986064b26

Reagon Partia Demokratike për ‘’ARMO’’-n dhe Besnik Sulajn. ‘’Miku i afërt merr përpunimin e naftës në vend’’, deklaroi sot deputetja Jorida Tabaku.

Ditën e djeshme u zbulua se rafineria kryesore e naftës do të shfrytëzohet nga ‘’Ionian Refining dhe Trading Co.’’, kompania blerëse që përfaqësues ligjor ka Taulant Musabelliun. Musabelliu është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj.

DEKLARATA E PLOTË:

Pas muajsh të tërë përpjekjesh Rama bashkë me miqtë e oligarkët e tij marrin dhe perpunimin e naftës në vend.

Skema është e njëjtë. Ashtu siç ndodhi me koncesionin e TVSH që u denoncua nga opozita, ashtu sic po ndodh me portin e Karpenit e me shumë asete të tjera.

Kompani off-shore, pa kapitale, me pronarë  te paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë -, ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën.

Skema e Ramës dhe shërbëtorëve të tij përfshiu shantazhet dhe presionet që ARMO t’i dorëzohet biznesmenit të mirënjohur dhe mbështetës së kryeministrit.

Ionian Refining dhe Trading Co. -IRTC SH. A është regjistruar më së pari në British Virgin Island dhe para dy muajve e regjistruar në Shqipëri ka marrë asetin më të rëndësishëm të ARMO-s Rafinerinë e Ballshi?!

Kompania blerëse ka përfaqësues ligjor Taulant Musabelliun, që është administratori i kompanisë “Sulaj Progres Group” në pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj, mik i afërt i kryeministrit Rama.

Marrja e rafinerisë së Ballshit, pas marrjes nga Sula muaj më parë të rafinerisë së Fierit, praktikisht e bën atë pronar të vetëm të ARMO-s, pa shpenzuar asnjë lek nga xhepi i tij. Pra, de fakto tashmë është e privatizuar, por paratë në vend që t’u shkojnë shqiptarëve, i shkojnë Ramës.

Kjo është skema e Ramës. Vjedh pasuritë kombëtare për vete dhe oligarkët e tij. Plackit buxhetin me tendera dhe koncesione korruptivë. Mbush me drogë Shqipërinë për hesap të krimit me mbështetje qeveritare.

Shqiptarëve ju ka lënë varfërinë, burgun ose emigracionin. Është koha për t’u bashkuar dhe për të ndalur me fuqinë e bashkimit bandën që po plaçkit, varfëron dhe poshtëron çdo ditë shqiptarët.

​LEXO EDHE:Klientët e Qeverisë/ Rama i jep naftën njeriut të Besnik Sulajt nëpërmjet kompanisë offshore

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img