Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Reagon Ministria e Drejtësisë pas protestës: Na kërkuat llogari për përgjegjësi që s’i kemi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas protestës të zhvilluar sot përpara këtij institucioni duke thënë se mbështet çdo organizim të shoqërisë civile kundër dhunës në familje, por nuk ka përgjegjësi për çështjen në fjalë, atë të vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish bashkëshorti i saj.

Ministria e Drejtësisë sqaron gjithashtu opinion publik se ka ushtruar dhe do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i ngarkon ligji në fuqi lidhur me rastet e dhunës në familje.

“Sipas legjislacionit në fuqi, Ministria e Drejtësisë ka përgjegjësinë e trajnimit të stafit mjeko-ligjor dhe përmbaruesve gjyqësore, si dhe të financojë mbrojtjen ligjore falas ndaj grave të dhunuara. Këto përgjegjësi janë ushtruar me përgjegjshmëri dhe në të njëjtën mënyrë do të vijojnë të ushtrohen edhe në të ardhmen”.

Ministria e Drejtësisë tërheq vëmendjen se lëvizja e sotme e shoqërisë civile, ku gabimisht sipas saj iu kerkua llogari këtij institucioni për përgjegjësi qe nuk i ka, apo kompetenca që nuk i disponon, nëpërmjet simbolikës së ngjyrosjes me bojë të kuqe të godinës së Ministrisë së Drejtësisë, nxjerr në pah nevojën e menjëhershme për të sqaruar mekanizmat dhe autoritetet përgjegjëse për parandalimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje.

“Të gjithë bashkë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile, duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për të sqaruar në detaje veprimet dhe mekanizmat ligjore në dispozicion të të dhunuarve në familje” përfundon MD në deklaratën e saj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img