Hapësire reklamuese

Aktualitet

Reagon mësuesja që rrahu nxënësin në klasë: E rraha se bëri zhurmë

Shkruar nga Newsbomb

“E kam qëlluar nxënësin pasi ai e bëri zhurmë në klasë. Prindërit nuk janë në dijeni, me ta ka marrëdhënie të mira. Deri tani nuk më ka kontaktuar askush nga Ministria e Arsimit”.

Këto janë fjalët e mësueses Nevila Duraj për News 24 pas publikimit të videos në rrjetet sociale. Mësuesja e shkollës “Gjon Ndoci” në Bushat, ushtronte dhunë mbi nxënësin e saj me inicialet E.U.

I pyetur mbi ngjarjen, vetë nxënësi tha: “Më rrahu se nuk kisha bërë detyrat e shtëpisë”. Video është filmuar një vit më parë por pamjet e saj u publikuan vetëm sot.

Lexo edheSkandal në rradhët e arsimit, mësuesja rreh nxënësin por gjithçka filmohet

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.