Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
3.6kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Reagon Mesila Doda pas fitores së PDIU-së: Është e sigurtë! Shpëtim Idrizi deputet

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Mandati i Tiranës është i PDIU, zoti Shpëtim Idrizi i PDIU  është deputet i Shqipërisë”, kështu është shprehur Mesila Doda e cila renditej e dyta në listën e PDIU në Trianë.

“Ta fillojmë me këmbë të mbarë, dua t’iu uroj fitoren anëtareve të PDIU sepse arritëm të dyfishonim numrin e votuesve tane në këto zgjedhje që kanë qenë diskriminuese për ne. Mandati i Tiranës është i PDIU, zoti Shpëtim Idrizi i PDIU  është deputet i Shqipërisë. Janë mbi 60 vota të njësisë 5 që nuk janë hedhur në sistem dhe kemi ankimet për votat e PDIU të hedhura gabim në një subjekt tjetër.

Këto vota janë të mjaftueshme që Idrizi të marrë mandatin. Të gjithë të festojmë, mandati i Tiranës është i sigurtë është i Shpëtim Idrizit.

Kanë qenë zgjedhje të vështira dhe diskriminuese por na kanë forcuar shumë më tepër dhe mos harroni se kemi veç një atdhe.

Mandati i Tiranës është i sigurt, gabimet teknike janë njoftuar sapo pata një komunikim me kryetarin e KQZ i cili tha se janë vetëm rezultate paraprake”, u shpreh Mesila Doda. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img