Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Reagon Kryetari i Bashkisë pas akuzave për trafik droge: Nuk kam lidhje me të, është i PD-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas publikimit të videos, ku akuzohet për trafik droge, kreu i Bashkisë Këlcyrë Klement Ndoni ka reaguar duke thënë se akuzuesi ka qenë pjesë e stafit elektoral të kundërshtarit të tij në zgjedhje.

Nga ana tjetër, Ndoni thekson se, Bardhi Nunollarin nuk e njeh dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt me të.

albsig

Reagimi i Klement Ndonit:

Në disa portale online, po qarkullon një video e një ish- të dënuari për trafik droge, pjesë e stafit elektoral të kundërshtarit tim në fushatën e fundit elektorale Bujar Fezga, i mbështetur nga Partia Demokratike.

Personi që flet në video, nuk ka asnjë njohje dhe lidhje personale me mua, dhe nuk kam pasur kurrë asnjë kontakt me të.

Ai është viktimë e dëshpërimit që ka kapur opozitën dhe ish kandidatin e saj në Bashkinë e Këlcyrës, pas zgjedhjeve të fundit dhe po përdoret prej tyre.

Sot kam nisur procedurën për të paditur penalisht për shpifje të qëllimshme personin e përdorur politikisht dhe do t’i shkoj deri në fund padronit të tij, i cili pasi provoi të fitonte  me pare, me përçarje fetare dhe me dhunë, tani shpreson të hedh baltë duke përdorur njerëz të dëshpëruar, të cilët fatkeqësisht janë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, në fushatën e fundit elektorale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img