Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Reagon kryeredaktorja e MasterChef: Konkurrentët paguajnë gjithçka vetë por ja si është e vërteta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Menjëherë pas akuzave të një ish-konkurrenti të MasterChef Albania i cili pohonte se i është dashur të paguajë gjithçka vetë për t’u bërë pjesë e këtij programi dhe ka firmosur një kontratë sipas së cilës konkurrentët nuk duhet të prononcohen në media lidhur me vendimet e shefave apo produksionit, reagon kryeredaktorja Melsi Qirici. Kryeredaktorja e MasterChef Albania thotë në një prononcim për newsbomb.al se kjo gjë nuk i bën përshtypje pasi të tilla deklarata ka dëgjuar nga shumë ish-konkurrentë të eleminuar nga gara.

Qirici konfirmon që pjesëmarrësit paguajnë gjithçka vetë pasi “ky është një kusht i formatit Shine” ndërsa thekson se në kontratë, “konkurrentët nuk detyrohen në asnjë moment mos flasin”.

“Konkurrenti nga Kosova, po bën atë që shumë konkurrente të tjerë e bëjne kur eliminohen nga gara: shpifin lidhur me programin. Jemi mësuar tashmë me këtë fenoment, kemi 8 vjet që prodhojmë programe. Ai nuk është konkurrenti i parë nga Kosova. Ky është një ndër konkurrentët e edicionit të dytë, audicionet e të cilit u mbajtën tek Xibraku. Konkurrentët paguajnë gjithçka vetë në audicion, edhe materialet e gatimit me të cilat do përgatisin pjatën. Ky është kusht i formatit të SHINE, është në biblën e programit, nuk e vendosim ne. Ne kemi pasur konkurrente nga Italia, si Veri Shaqja apo Irdi Keci, të cilët kanë ardhur me shpenzimet e tyre në audicion. Mund të kontaktoni me djemtë për ta konfirmuar”, thotë kryeredaktorja në prononcimin e saj për newsbomb.al.

“Kontrata qe konkurrentet firmosin është në përputhje me rregullat e SHINE Australia, që tashmë ështëe Shine-Endemol. Secili nga konkurrentët firmos një kontratë para daljes së tij në transmetim. Kështu funksionon çdo program në botë.

Konkurrentët “Nuk detyrohen në asnjë moment të mos flasin.  Unë i monitoroj ata nëpër rrjetet sociale që mos njoftojnë që kane fituar ose kaluar audicionin para se të dalin në transmetim. Kjo bëhet në të mirë të programit, dhe në mënyrë që mos dekonspirohet.

Ata më pas hapin faqet e tyre në FB ose WEB dhe bëjnë ç’të duan me figurën e tyre. Në kontratë specifikohet që ata për sa kohë janë në MCH duhet të konsultohen me ne përpara se të japin intervista në media apo dalje të tjera televizive”, shpjegon Qirici.

“Zotëria, nuk po ia them emrin, se nuk dua ta bej të famshëm, nuk ka arritur të kaloje fazën e BOOTCAMP-it, dhe normalisht s’ka si ta dije si funksionon më tej marrëdhënia që ne krijojmë me konkurrentët.

Sa per zhurmën e madhe që po bëhet në MasterChef, kam vetëm një mesazh për teleshikuesit e programit: Na ndiqni çdo të premte, ora 21:00, në Top Channel!’, përmbyll kryeredaktorja sqarimin e saj.

Lexo edheSi u mbyll gojën produksioni i MasterChef konkurrentëve, rrëfehet një prej tyre

 

Më shumë

spot_img
spot_img