Hapësire reklamuese

Aktualitet

Reagon Dritan Ylli: Nuk e kam komentuar deklaratën e Veliajt për ngjarjen e Sharrës

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli ka reaguar pas publikimit në disa media se ai kishte kundërshtuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për ngjarjen e Sharrës, ku një 17 vjeçar humbi jetën.

Ylli thekson se nuk ka dhënë asnjë deklaratë, ndërsa për çështjen në fjalë janë informuar Komisioni i Çështjeve Sociale të Kuvendit, Avokati i Popullit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale.

“Rastësisht po shikoj disa portale mediatike, që kanë bërë lajm, duke më cituar mua "në thonjëza"! Për hir të së vërtetës, unë nuk kam dhënë asnjë deklaratë për asnjë media "në thonjëza" dhe s'kam bërë asnjë reagim ndaj një deklaratë që paska bërë mbrëmë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, për ngjarjen e Sharrës...Përsa i takon raportit të Inspektoratit të Punës për këtë ngjarje, kam informuar deri tani Komisionin e Çështjeve Sociale të Kuvendit të Shqipërisë, Avokatin e Popullit me keërkesën e tyre...Dhe për dijeni sigurisht, Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi”, shprehet Ylli. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu