Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Reagon ashpër profesori i njohur: Jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotësisë ( E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

06831e9964c620551d9af13af0119b60

Profesor Artan Fuga, reagon në lidhje me situatën e ditëve të fundit në vend, e shprehet se jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotësisë.

Fuga thotë ndër të tjera se konflikti social dhe rezistenca sociale kthehet në shkopa gome dhe gurë midis protestuesve e policisë, debati degjeneron në sharje e fyerje në kuvend, në thirrje për mosbindje civile e mitingje që opozita premton e nuk organizon.

“Dhe jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotësise. Kur do të mendojmë ndryshe, ta mendojmë ndryshe Shqiperinë? Ta mendojmë ndryshe veprimin social? Kur qeveritë do të dëgjojne njeriun para sesa ky të mos ketë rrugë tjetër veç kapjes së gurëve? Kur do të arrijmë që ndryshimin ta bejmë me anë të opinionit publik që ështe fjala”, shprehet Fuga.

Reagimi i plotë:

Si eshte e mundur? Konflikti social dhe rezistenca sociale: nje realitet krejt normal per nje shoqeri te sotme, kthehen te ne:

Ne shkopa gome dhe gure midis protestuesve dhe policise.Ne debate qe degjenerojne ne sharje e fyerje ne kuvend. Ne thirrje per mosbindje civile e mitingje qe opozita premton e nuk organizon.Ne emisone ne tv. Komente. Kaq.

Dhe jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotesise.

Kur do te mendojme ndryshe, ta mendojme ndryshe Shqiperine? Ta mendojme ndryshe veprimin social? Kur qeverite do te degjojne njeriun para sesa ky te mos kete rruge tjeter vec kapjes se gureve? Kur do te arrijme qe ndryshimin ta bejme me ane te opinionit publik qe eshte fjala?

Kur dhuna do te largohet nga Shqiperia ku gure mbi policet dhe shkopa gome mbi qytetaret, nuk do te na mbajne ne gjendje barbare, parademokratike?

Kush na hedh ne kaos e dhune, atje ku argumenti hesht? Ku fjala behet e tepert?Kur do ta mendojme kete nje here pa humbur mes flakeve, shkopave, gureve? Kush po n’a bllokon mendimin nderkohe perseri deshtuam te behemi shtet

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img