Hapësire reklamuese

Politikë

Reagimi i Ramës për Bashkëpuntorin X, deputeti i kthen përgjigje: Nuk e ka trurin me rrudha si të gjithë vdekatarët...

Shkruar nga Newsbomb

Pas reagimit të parë të kryeministrit Rama në lidhje me videon e Bashkëpuntorit X ku u shpreh gjithë ironi në drejtim të opozitës, një përgjigje direkte ka ardhur nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Gjithashtu me tone ironie, Vasili ka shkruar se Rama nga drejtor laboratori audio që ishte dje, sot është kthyer në profesor gjeometrie.

POSTIMI:

Kryeministri nga drejtor laboratori audio dje u be presor gjeometrie sot.Dhe behet qe çke me ate pune se ky kryeminister nuk e ka trurin me rrudha si gjithe vdekataret, por drejtkendesh si te gjithe ata qe kane tallash ne koke.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.