Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Reagimi i parë i PD për kabinetin e ri të Edi Ramës: Ulsi Manja duhet të ishte para drejtësisë, jo Ministër Drejtësie! Për Dosjen 184

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike reagon zyrtarisht për kabinetin e ri që kryeministri Edi Rama prezantoi dje. PD “shënjestron” drejtpërdrejt një nga ministrat e rinj, Ulsi Manjën, të cilit Edi Rama i besoi dje Ministrinë e Drejtësisë për 4 vitet e mandatit të tretë.

“Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj”, shkruan Enkelejd Alibeaj.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën.

Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj.

Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img