Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Reagimi i parë i Elsa Lilës pas finales së “Festivalit të Këngës"

Shkruar nga Newsbomb
Reagimi i parë i Elsa Lilës pas finales së “Festivalit

Kritikat nga kolegët gjatë dhe pas Festivalit të Këngës për këngëtaren Elsa Lila ishin të shumta.

Pak ditë pas përfundimit të Festivalit të Këngës në edicionin e 62, artistja Elsa Lila, që konkurroi me "Mars" të firmosur nga vetë ajo në muzikë e poezi, ka reaguan në rrjetet sociale ku dhe ka dhënë një mesazh për ata që e mbështetën.

"Faleminderit të gjithëve për dashurinë, mbështetjen dhe dëshirën për të dëgjuar muzikë të mirë! Kaluam së bashku një tjetër aventurë muzikore plot e përplot me emocione dhe të papritura! Por të papriturat, kur ke miq e dashamirës pranë, e bëjnë më të bukur udhëtimin, cilido qoftë ai! Duke ju uruar një vit plot dritë, ju përqafoj një e nga një e ju falenderoj çdo sekondë!" - është shprehur këngëtarja.

Kujtojmë se Lila ishte një prej emrave më të përfolur si fituese e mundshme të Festivalit të RTSH-së, ndërsa teksti i këngës "Mars" flet për mos humbjen e shpresës në një periudhë të errët, që përkon me marsin e arrestimit të saj gjatë 2022-shit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese