Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Reagimi i fortë nga Kosova: Rama të veprojë ndaj Braçes, po shantazhon një kompani të madhe

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që të ndërmarrë veprime ndaj deputetit Erion Braçe.

Sipas tij, Braçe po përdor gjuhë shantazhuese ndaj kompanisë Doni Fruits, e cila sipas tij ka shënuar sukses në Kosovë por edhe në rajon, duke e cilësuar gjithçka si shantazh të ish-zëvendëskryeministrit.

Reagimi vjen pasi Braçe shënjestroi pronarin e kompanisë në fjalë, teksa ky i fundit kishte marrë pjesë në protestën e fermerëve.

“Doni Fruits është tregim suksesi në Kosove dhe rajon, ndër kompanitë e rralla nga Kosova me sukses në Shqipëri. Mijëra fermerë në Kosovë dhe Shqipëri janë përfitues direkt nga puna e palodhshme e Doni Fruits, me qendrat e grumbullimit të frutave dhe perimeve në këto dy vende. Në ditët e fundit, aktiviteti i kësaj kompanie në Shqipëri, po rrezikohet seriozisht, nga sulmet dhe gjuha shantazhuese e deputetit Erion Braçe”, thuhet në reagimin e Rukiqit.

Rukiqi thënë se në cilësinë e Kryetarit te Odës Ekonomike të Kosovës, i benë apel edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, te adresoj ketë çështje te autoritetet relevante në Shqipëri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img