Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Reagimi i fortë mjekut Tritan Kalo: Edi Rama dhe Erion Veliaj, mos na nënvlerësoni ne ish-afganët e para 30 viteve! Hajdeni çdo mëngjes me mua në urbanin e UNAZËS…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka bërë mëngjesin e sotëm një reagim të fortë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke kërkuar me ironi që të kthejnë vëmendjen edhe nga “ish-afganët e para 30 viteve”.

Si një profesionist i dalluar dhe njeri i thjeshtë, mjeku shkon përditë në punë me urban. Pikërisht, kjo është bërë dhe arsyeja pse ai reagon ashpër ndaj Ramës dhe Veliajt.

“Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë…. E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj…”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i mjekut Tritan Kalo:

Kohë kovidiane….26.08.2021…. Zotërinj KM/ER dhe KB/EV.

Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”…. Nëse doni t’a nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë….

E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuza pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj….

Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, POR së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin/ Tiranën tonë….JU FALEMIMDERIT PËR MIRËKUPTIMIN tuaj edhe në këtë rast!!!!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img